Flash

Shqipëria 1914-1918/ Zbulohet koleksioni i rrallë i kartolinave (foto)

Lapsi.al 9 February 2016
Shqipëria 1914-1918/ Zbulohet koleksioni i rrallë i kartolinave (foto)

Në serinë e fotove brilante, të mbledhura nga albanologu Robert Elsie, kjo duket si qershia mbi tortë. Një koleksion me kartolina nga Shqipëria në vitet 1914-1918, i përgatitur nga shtypshkronja Purger në Gjermani.

“Shtypshkronja gjermane Purger & Co, me seli në Mynih, ishte aktive mes viteve 1899-1920. U bë e njohur për kartolina të hershme me ngjyra të shumë vendeve të Evropës dhe të Mesdheut, përfshirë edhe Shqipërisë. Kartolinat u shtypën me anë të një procesi homolitografik me tri ngjyra dhe ishin të numëruara, gjë që na ndihmon të caktojmë datat e tyre përafërsisht. Ky koleksion prej 42 kartolinash të hershme të Shqipërisë, sigurisht jo i plotë, vjen nga vitet 1914-1918. I jemi mirënjohës mikut të vjetër të Shqipërisë, Zoti Johen Blanken nga Hamburgu për dhënien në dispozicion të këtij koleksioni,” shkruan Elsie. /mapo/

Burra shqiptarë me kostume kombëtareDogana e DurrësitDurrësi në vitin 1914DurrësiFermë shqiptareFortesa e Taraboshit në ShkodërHan shqiptar-1917Kalaja e Krujës-1918Kalaja e Shkodrës dhe Ura e BahçallëkutKalaja e Shkodrës-1917Kalaja e Shkodrës-1918Muret e Durrësit-1918Pashalia në Shkodër- 1917Porti i Durrësit-1917Porti i VlorësPorti i vogël i Shëngjinit- 1917Qendra e Vlorës- 1917Qyteti i vjetër i Shkodrës në vitin 1917Rrethinat e Shkodrës- 2 maj 1917Rruga kryesore në Shkodër-1917Rruga kryesore në Vlorë-1917Saranda më 15 tetor 1914Saranda në vitin 1914Shkodra- 1917Shkodra dhe malet e sajShkodra në vitin 1916Shkodra në vitin 1917Shkodra, kalaja dhe ura e BunësShkodra-1917Shqiptarë në anijeTirana-1917Tregu i Tiranës-1918Vlora në vitin 1914Vlora në vitin 1917VloraXhamia dhe gjelat e detit- Durrës 1918Xhamia e madhe dhe kalaja e Shkodrës në vitin 1917Xhamia e Sulejman Pashës në Tiranë-1917Xhamia e Varoshit në Durrës-1918

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI