Flash

Kujdes nga ky mesazh që ju vjen në WhatsApp!

Lapsi.al 9 February 2016
Kujdes nga ky mesazh që ju vjen në WhatsApp!

Një mesazh që po qarkullon tek shërbimi për mesazhe WhatsApp synon të marrë të dhënat personale të përdoruesve.  Mesazhi është në formën e një lidhje që duket sikur ka ardhur nga një mik. Po të klikoni tek kjo lidhje, kaloni automatikisht tek një uebsajt i rremë, i cili përmban oferta me ulje çmimesh nga marka të famshme.

Përdoruesve më pas u kërkohet të regjistrojnë të dhënat personale, si emri, adresa e postës elektronike, numri i telefonit dhe adresa, duke e bërë më të lehtë për piratët kibernetikë të vjedhin të dhënat. Përdoruesve pastaj u kërkohet që të dërgojnë të njëjtin mesazh tek 10 miq, kështu do të përfitojnë ulje nga kompani si Zara apo Starbucks.

Një mesazh i tillë jo vetëm që vjedh të dhënat e përdoruesve, por infekton edhe telefonin me virus, duke e bërë më të lehtë vjedhjen e identitetit të përdoruesit ose marrjen e detajeve të llogarisë bankare./portalb/

Të këshilluara

Orhan Pamuk rrëfen romanin e tij të fundit

“Ja këtu rri unë”, thotë ai duke i vendosur duart mbi një tavolinë të vogël të rrumbullakët druri përpara dritares. Më pas, mendja e tij kthehet më 12 janar. ...

12:16

Ja si do të jetë iPhone 7

Gjiganti kalifornian i teknologjisë ka aplikuar për një patentë e cila quhet “sensorët” e prekjeve të shumta”...

09:24

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI