Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Rikthehet Varufakis/Këtë herë për të reformuar Europën

Lapsi.al 7 February 2016
Rikthehet Varufakis/Këtë herë për të reformuar

Në prag të prezantimit zyrtar të partisë së re DiEM25 (Democracy in Europe Movement 2025 – Lëvizja për Demokraci në Europës 2025), që do të bëhet më 9 shkurt në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, ish ministri grek i financave, Janis Varufakis, ka publikuar menifestin e partisë, për “demokratizimin e Europës”. “Fatkeqësisht sot, një burokraci e përbashkët dhe një monedhë e përbashkët, po i përçajnë popujt që kishin nisur të bashkohen, megjithë diversitetin e tyre gjuhësor dhe kulturor. Një aleancë e pashenjtë politikanësh dritëshkurtër, “teknokratësh” që nuk e kanë idenë e ekonomisë, u përulen sistematikisht pretendimeve të interesave oligarkike dhe bankare, duke i izoluar qytetarët e Europës dhe duke shkaktuar sulme të rrezikshme të një anti-europianzmi nacionalist”, nënvizon manifesti. DiEM25 paraqet katër stade, konkretizimi i të cilave –sipas manifestit-, mund të krijojë një Bashkim Europian demokratik deri në vitin 2025. - Transparencë e plotë në marrjen e vendimeve, ndërmjet të tjerash, me transmetime diekte të diskuztimeve në Eurogrup dhe në Ecofin. - Një plan total i përballimit të krizës ekonomike të eurozonës brenda traktateve të BE. - Sansionim i Asamblesë Kushtetuese të Përfaqësuesve Europianë për hartimin e një kushtetute për Europën. - Zbatim i vendimeve të Asamblesë Kushtetuese, deri më 2015. Më tej, manifesti prezanton katër parimet e paertisë mbareuropiane: 1- Asnjë komb europian nuk mund të jetë i lirë nëse shkelet demokracia e një kombi tjetër. 2- Asnjë komb europian nuk mund të jetojë me dinjitet, nëse një kombi tjetër ia mohojnë dinjitetin. 3- Asnjë komb europian nuk mund të shpresojë për prosperitet, nëse një komb tjetër detyrohet të ketë përgjithmonë paaftësi paguese dhe recesion ekonomik. 4- Prosperiteti kërkon zhvillim që të ndërlidhet me zhvillimin njerëzor dhe ekuilibrin mjedisor. DiEM25 thotë se objektivat e kësaj partie janë: - Demokratizimi i Bashkimit Europian. - Dhënia fund shndërrimit të të gjithë raporteve në marrëdhënie pushteti. - Burokracia e Brukselit t’i nënshtrohet vullnetit të popullit sovran europian. - Politizimi rishtas i rregullave që përshkojnë tregun e përbashkët.

Të këshilluara

Ja si do të jetë iPhone 7

Gjiganti kalifornian i teknologjisë ka aplikuar për një patentë e cila quhet “sensorët” e prekjeve të shumta”...

09:24

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI