Flash

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Çfarë i ndodh trurit në momentet e fundit të jetës?

Lapsi.al 2 February 2016
Çfarë i ndodh trurit në momentet e fundit të jetës?

Studiuesit amerikanë shpjegojnë se si reagon truri përballë vdekjes, edhe nëse përvoja është personale, por edhe kur shohim skena horrori, p.sh. në filma.

Emocioni i parë që provojmë është frika. Ajo është një përgjigje konijtive, e cila aktivizohet në situata të vështira.

 

Kur kemi frikë, aktivizohet talamusi, i cili njësoj si një central i dërgon sinjalet në pjesët e tjera të trurit dhe si pasojë në trupin tonë prodhohet glukozë, kortizol dhe adrenalinë.

Në hipotalamus  u hapet drita jeshile reagimeve fiziologjike që lidhen me situatën, çka bën të zgjedhim nëse do të mbrohemi apo do të përpiqemi të ikim.

Pasi truri “vihet në alarm”, ndodh të bërtasim. Ndryshe nga sa mund të mendohet, britmat nuk janë një reagim i pjesës së trurit që lidhet me të folurit, transmeton shekulli. Britmat janë pasojë e aktivizimit të një pjese tjetër të trurit dhe bëjnë që edhe personi që thjesht po e sheh një situatë të tillë, pa qenë i rrezikuar, të ketë reagim të ngjashëm.

Pas frikës dhe britmave vjen momenti i vuajtjes. Kur plagosemi, neuronet sensoriale i dërgojnë talamusit sinjalizimin e dhimbjes. Truri stimulohet që të gjejë një zgjidhje për të shmangur përsëritjen e kësaj ndjesie.

Kur nuk ia arrin, vjen vdekja klinike. Në këtë pikë, truri mbetet i vetëdijshëm për disa çaste, duke hyrë në atë që disa e përshkruajnë si përvoja para vdekjes, e cila ndiqet në shumicën e rasteve nga vdekja biologjike.

Të këshilluara

Çfarë ngjyre ka Dielli?

Zakonisht mendojmë se Dielli është i verdhë, i portokalltë, apo i kuq. Por, a jeni të sigurt se kjo është e vërt...

17:44

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI