Flash

Daily Mail: Gruaja e Tony Blair e shtoi pasurinë në Shqipëri

Lapsi.al 1 February 2016
Daily Mail: Gruaja e Tony Blair e shtoi pasurinë në Shqipëri

Ajo i braktisi ambiciet e për të mbështetur karrierën politike të bashkëshortit të saj. Por kur bëhet fjalë për të bërë para, Cherie Blair refuzon të varet nga Tony.

Mund të provoj se kompania e saj, Omnia Strategy, ka mbledhur fonde në vlerë rreth 1.4 milionë stërlina, thuasje dyfishin e shumës prej 710 mijë stërlinash që ajo ka mundur të bëjë vitin e shkuar.

Kështu shkruan Sebastian Shakespeare për Daily Mail, mbi mënyrën se si u pasurua bashkëshortja e ish –kryeministrit britani, Tony Blair, i cili është  këshilltar i qeverisë shqiptare. Dhe Shqipëria është një ndër burimet e pasurisë së zonjës, Blair.

"E themeluar në vitin 2011 nga Cherie, Omnia ishte burim debati kur u zbulua se ishte paguar 500 mijë stërlina për konsulencë ligjore nga qeveria shqiptare”, vijon më tej Shakespeare.

“Debati lindi për shkak të rolit të Tony Blair si këshilltar i kryeministrit shqiptar Edi Rama, që prej vitit 2013… Shqipëria nuk është i vetmi vend ku Omnia është angazhuar. Ajo është paguar 400 mijë stërlina për 6 muaj punë në Kazakistan, për rishikim të “marrëveshjeve tregtare bilateral”. Thuhet se Cherie është paguar 975 stërlina në orë”. Edhe në Kazakistan, ashtu si në Shqipëri, Tony Blair është këshilltar i kreut të shtetit, presidentit Nusultan Nazarbayev.

Tony Blair është vënë shpeshherë në qendër të kritikave të mediave britanike, për shkak se ai dyshohet për fshehje takash dhe përdorim të detyrës si përfaqësues i Kuartetit në Lindjen e Mesme, për biznesin e tij privat.

Për shmangie të taksave tashmë po kritikohet edhe kompania e bashkëshortes së tij. Në shkrimin e Daily Mail thuhet se Omnia është regjistruar si kompani me përgjegjësi të kufizuar dhe si e tillë nuk paguan tatimin mbi fitimin. /Daily Mail - Lapsi.al

Të këshilluara

"Feja meriton të mos respeketohet"

“Feja meriton të mos respeketohet pa frikë nga ana jonë. Vrasja e 12 vetëve nga ana e militantëve të Al-Kaedas është një shenjë e ndryshimit vdekjeprurës në zem...

17:29

Behati dhe Adam Levine, sërish prindër

Behati Prinsloo ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së dytë – më pak se një vit pasi lindi vajzën me këngëtarin e njohur Adam Levine. Modelja 28-vjeçar...

19:06

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI