Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Kurthi i asaj që jetova vetë (në komunizëm)

Lapsi.al 31 January 2016
Kurthi i asaj që jetova vetë (në komunizëm)

Lexova një ditë dikë që shprehej kështu, në lidhje me një ngjarje të bujshme në Tiranën e viteve 1970: “Unë nuk di ç’të them, në atë kohë nuk kisha lindur akoma.” Kjo tkurrje, në përmasat e ngushta të përvojës personale, e imazhit dhe kuptimit që kemi për të shkuarën është simptomë e një deformimi konjitiv.

Ngjarja në fjalë nuk kish të bënte fare me jetën e atij personi; por më tepër me një aksident a skandal, ku ish përfshirë një personalitet i kohës. Ky person refuzonte të “shqiptohej” ngaqë s’e kish përjetuar vetë; pa çka se, edhe sikur të kish qenë rrotull në atë kohë, njëlloj nëpërmjet thashethemeve do ta kish përjetuar. Prezumimi, në këtë kontekst, është se filtrimi i një ngjarjeje përmes subjektit i jep ngjarjes vetë diçka më tepër legjitimitet ose vërtetësi. E quajta simptomë deformimi dhe ja pse: ne, si shoqëri, nuk jemi në gjendje ose refuzojmë që ta përpunojmë të shkuarën.

Të marrim një ngjarje katastrofike të fillimviteve 1980, si vetëvrasjen e kryeministrit të atëhershëm, M. Shehu. Unë kam qenë student aso kohe, dhe e kam përjetuar drejtpërdrejt. Por si e përjeton atë dikush që, në 1980, ka qenë vetëm dy vjeç? Dhe a i lejohet këtij të fundit të thotë se “nuk mund të them gjë për atë vetëvrasje, sepse në atë kohë kam qenë fëmijë”? Ku është deformimi këtu? Te mungesa e një narrative, të përpunuar nga kultura përkatëse. Për ngjarje të tilla sillen, kryesisht në media pa reputacion dhe nga njerëz pa reputacion, versione gjithfarësh, që ofrojnë po aq realitete paralele. Nëse është tepër herët për të thënë se “këtë do ta sqarojnë historianët”, nuk është herët për t’u shqetësuar se ne, si shoqëri dhe kulturë, nuk arrijmë të krijojmë narrativa të përbashkëta. Çfarë është më serioze se ç’mund të duket: pa këto narrativa të përbashkëta, ose të bashkëndara (shared), nuk funksionojmë dot si shoqëri, por veç si një pranëvënie segmentesh të ngjitura keq mes tyre.

Këtë faj nuk ua faturon dot historianëve dhe akademisë, edhe pse këta kanë kusuret e tyre. Por ka procese të tjera kulturore – që nga biografitë e autorizuara dhe të paautorizuara, autobiografitë, memuaret, kronikat, ditaret, rrëfimet, arkivat, investigimet publicistike dhe letrare, që arrijnë ta mbushin zgavrën midis përjetimit personal, subjektiv, dhe asaj çfarë ka ndarë realisht dhe së cilës mund t’i përafrohemi, por nuk e arrijmë dot kurrë si të tillë. Ka edhe procese psikologjike, tek ata që rrëfejnë, dhe që synojnë – së paku idealisht – të pengojnë gënjeshtrën me vetëdije. Ky personi, që shfajësohej për injorancën dhe – le ta them tani – burracakërinë e vet, në fakt po e kompensonte mosbesimin te narrativa(t) nëpërmjet një tërheqjeje taktike në zhguallin e subjektivitetit primitiv.

Duke thënë “unë nuk kisha lindur atëherë”, në fakt është duke pohuar se nuk u zë besë narrativave të përpunuara nga shoqëria dhe kultura, produkt i së cilës është. Pa çka se edhe eksperiencat subjektive, të një personi në zotërim të vetes, janë edhe ato të kushtëzuara nga gjithfarë procesesh: të pranishme, subliminale dhe të pavetëdijshme. Për shkak të këtij deformimi, rriten breza që (1) nuk kanë vizione dhe nocione të përbashkëta për të shkuarën, të largët dhe të afërt; (2) refuzojnë të pozicionohen, deri edhe për ngjarje me valencë morale elementare, kur nuk i kanë përjetuar “vetë.” Disonanca konjitive dhe relativizmi moral mund të jenë kështu dy shfaqje të së njëjtit çrregullim të thellë, që rrezikon të na çojë në shpërbërje sociale.

(Peizazhe të fjalës)

Të këshilluara

Faqezijtë që janë kundër Blushit

Nuk ka si të mos sjellë trishtim fakti që pas dy dekadash e gjysmë nga ndërrimi i sistemit dhe krijimi i pluralizmit në Shqipëri, një eksponent i partisë më të ...

13:50

Prova që Rama punoi kundër Metës

Publikimi i letrës së studios avokatore Clifford Chance, që mbrojti qeverinë shqiptare në raport me DIA-n e Kastriot Ismailajt, m&eu...

11:45

Përse Blushi ka të drejtë

Këmbëngulja e deputetit socialist Ben Blushi për të kërkuar zgjedhje për kryetarin e partisë dhe insistimi i tij për ta ...

17:11

Armiqtë e datës 21 janar

21 janari është historia e një mashtrimi të madh. Ajo nuk është vetëm historia e vrasjes së katër njerëzve ...

09:44

Kush qenë gardistët e fjalës në 21 janar?

Një pjesë e madhe e mediave folën mbrëmë se si Edi Rama dhe Ilir Meta e pritën 21 janarin me nga një gotë verë përpara, më shumë të merakosur për të sheshuar ha...

00:29

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI