Flash

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

Nga Londra në New York për 11 minuta

Lapsi.al 27 January 2016
Nga Londra në New York për 11 minuta

Udhëtimi nëpër Atlantik mund të bëhet më i lehtë nëse koncepti për avionin ‘Antipode’ bëhet realitet. Inxhinieri kanadez Charles Bombadier ka projektuar konceptin e avionit supersonik ‘Antipode’, i cili përdor motorët e raketave për të fluturuar me shpejtësi 20 mijë km/h.

Në teori, avioni mund të mbajë deri në 10 pasagjerë, dhe të fluturojë nga Londra në Nju Jork për 11 minuta. Kjo shpejtësi është 12 herë më e madhe se ajo e arritur nga Concorde.

Inxhinieri zbuloi në tetor të vitit të kaluar konceptin për avionin “Skreemr”, i cili pretendohej se do të fluturonte nga Londra në Nju Jork për 30 minuta. Tani, si duket Bombadier ka gjetur një zgjidhje më gjeniale si të fluturojë avioni më shpejtë.

Për fat të keq, për momentin është thjesht një koncept, prandaj do të na duhet të presim disa vite derisa të bëhet realitet. Edhe nëse ndodh një gjë e tillë, me siguri që udhëtimi me të nuk do të jetë i lirë. /Express

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI