Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Përse Blushi ka të drejtë

Lapsi.al 25 January 2016
Përse Blushi ka të drejtë

Këmbëngulja e deputetit socialist Ben Blushi për të kërkuar zgjedhje për kryetarin e partisë dhe insistimi i tij për ta bërë publike këtë në çdo rast që i jepet mundësia, do ta vendosë atë përballë dy grupimeve të mëdha me kundërshtarë (lexo lajme Lapsi.al).

Të parët do ta akuzojnë personalisht duke i thënë se ai do ta shfrytëzojë këtë garë për orekset e veta duke e përdorur tribunën e kongresit si një trampolinë për të krijuar diçka të re.

Të dytët, nga pozita me mediokre, do të përsërisin fjalët e Edi Ramës se është harxhim i kotë energjish dhe një nonsens të votohet në parti, një shef qeverie që ka fituar në mënyrë gati plebishitare dy palë zgjedhje.

Në fakt të dyja këto grupime mund të kenë një lloj të drejte.  

Pa dyshim brenda këmbënguljes së Blushit ka ambicie personale. Pa dyshim që ka një mllef për mënyrën se si Rama po qeveris vendin me njerëz të paaftë dhe të korruptuar. Pa tjetër ka qefmbetje për humbjen e vlerave të meritokracisë brenda një familjeje politike të përbashkët.

Nga ana tjetër, edhe ata që thonë se zgjedhjet janë një formalitet, ndonëse nuk kanë respekt për demokracinë, e dinë se në realitet askush nuk mund ta rrëzonte Edi Ramën sot brenda PS-së. Për sa kohë ai udhëheq qeverinë, për sa kohë ka centralizuar vendimarrjen, ka rekrutuar të gjitha pikat kyçe dhe e ka vënë veten në rolin e shpërndarësit të bamirësive të pushtetit, ai është i pa mundshëm në çdo forum socialist.

Po atëhere pse Blushi ka sërisht të drejtë?

Ka në fakt më shumë se një arsye për këtë…

Blushi ka të drejtë sepse kërkesa e tij është legjitime dhe qoftë edhe për formalitet, askush në një parti demokratike nuk ka tagrin të anullojë garën. Vetëm nga meraku se kundërshtari i tij do dali njësoj në media, se ai do të artikulojë kritika nga tribuna me stemën e PS-së, se ai do të këtë mundësinë të afishojë të gjithë zërat kundër kryetarit aktual, se ai do të shkaktojë zallamahi mediatike, Edi Rama nuk mund të ndalojë konkurimin.

Blushi ka gjithashtu të drejtë, sepse pavarësisht nga interesat të cilat e shtyjnë, ai po e ngre zërin në emër të thirrjes së fundit për një PS demokratike. Të gjithë e dinë se pas largimit të Fatos Nanos, Rama u zgjodh herën e parë në mënyrë të çalë (në 2005 kur i ra platforma por fitoi karrigen) dhe herën e dytë në mënyrë hipokrite dhe qesharake (pasi humbi zgjedhjet e 2009, nuk pranoi të jepte dorëheqjen siç qe shkruar në statut dhe zgjodhi një kandidat fallco që t'i bëntë konkurrencë, të cilin e merrte në makinë më vete për të bërë garë). Pra një përçudnim i tretë do të qe fundi i një partie socialiste të hapur.

Blushi ka të drejtë edhe sepse në një farë mënyre ai mund t'i shpëtojë faqen PS. Nëse këmbëngul tek gara dhe nëse provon të konkurojë vetë, ai jep mesazhin se jo të gjithë socialistët duhen identifikuar me Ramën dhe me qeverisjen e tij të dështuar dhe kleptokrate.

Një skenar i tillë do të qe vazhdim i trashëgimisë më të mirë të Nanos, i cili pas largimit të vet nuk e la PS tokë të djegur ashtu siç ka vepruar Berisha me PD-në.

Dhe meqë jemi këtu, tek krahasimi PS- PD, Blushi sërisht ka të drejtë. Sepse ai po i ofron partisë së tij, një mundësi (ndoshta të fundit) për t'i shpëtuar furisë së analistëve të papaguar nga pushteti. Sepse të gjithë ata që kanë ngritur zërin deri në kupë të qiellit katër vite më parë se Berisha nuk bënte garë për kryesinë e partisë, nuk mund të heshtin nëse Rama anullon sfidën për kryetarin. Nëse do të ruanin të njëjtat parime, ata duhet ta masakronin këtë sjellje prej Kim Jong Ili.

Pra për të gjithë këto arsye, Blushi ka më shumë sesa një herë të drejtë. Pavarësisht nga frikërat e Ramës se rivali i tij mund ta shfrytëzojë garën për të dalë nga PS-ja me një përplasje spektakolare të derës, ai nuk e shndërron dot këtë ankth në një vijë sjellje dhe parim për drejtimin e PS-së.

Meraku se mos i njollosin portretin duhet të jetë gjithësesi më i vogël sesa etiketimi i PS-së si një parti berishiste.

Duke mbrojtur bindjet, interesat dhe ambicjen e tij, Ben Blushi po ia jep këtë mundësi forumeve socialiste. Tani është në dorën e tyre të shprehen. Të tregojnë se nëse nuk kanë guximin për të mbrojtur Blushin si një vlerë të PS-së, të paktën të kenë mendjekthjelltësinë, për ta atë përdorur si alibi. /lapsi.al/  

Të këshilluara

Armiqtë e datës 21 janar

21 janari është historia e një mashtrimi të madh. Ajo nuk është vetëm historia e vrasjes së katër njerëzve ...

09:44

Kush qenë gardistët e fjalës në 21 janar?

Një pjesë e madhe e mediave folën mbrëmë se si Edi Rama dhe Ilir Meta e pritën 21 janarin me nga një gotë verë përpara, më shumë të merakosur për të sheshuar ha...

00:29

Mediat duhen dekriminalizuar

Për dy ditë me radhë nga selia e Partisë Demokratike kanë dalë deklarata të ashpra kundër dy televizioneve më t&...

08:16

Kllounët e drejtësisë

Çfarë po bëjnë me drejtësinë ata që kanë marrë përsipër ta ndreqin atë në emër të s...

17:36

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI