Flash

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

Imami i Këlnit: Faji i vajzave që u sulmuan, kishin veshur minifund dhe kishin hedhur parfum

Lapsi.al 22 January 2016
Imami i Këlnit: Faji i vajzave që u sulmuan, kishin veshur minifund

Gati një muaj pas asaj që ndodhi në Këln të Gjermanisë natën e ndërrimit të viteve ku shumë vajza të reja u sulmuan dhe u dhunuan nga qindra refugjatë, imami i një xhamie të këtij qyteti ka një mendim krejt tjetër.

Sipas tij “djemtë e rinj nuk kishin faj pasi femrat kishin dalë në rrugë me minifund he kishin hedhur parfum”. Artikulli publikohet nga “Daily Mail” dhe citon Sami Abu-Yusuf, që në Këln drejton xhaminë Al Tawhid, dhe që deklaron se nuk ishte çuditur nga ajo që kishte ndodhur pasi vajzat nuk ishin veshur sipas mënyrës së duhur. Aktualisht janë 521 denoncime për sulme të dhunshme ndaj vajzave në Këln në natën e 31 dhjetorit.

“Ajo që ndodhi natën e vitit të ri ishte për faj të vajzave. Kishin dalë në rrugë gjysmë lakuriq dhe kishin hedhur parfum. Të vishesh kështu është si ti hedhësh benzinë zjarrit. Nuk habitem që djemtë i kanë sulmuar” – ka deklaruar imami për një televizion rus. ©lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI