Flash

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

Zbulohet planeti i 9-të i sistemit tonë diellor

Lapsi.al 20 January 2016
Zbulohet planeti i 9-të i sistemit tonë diellor

Dy astronomë nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni, kanë bërë të ditur se kanë gjetur prova të mjaftueshme se buzë Sistemit Diellor ekziston edhe një planet tjetër, raporton Washington Post.

Ata e kanë quajtur planeti i nëntë, duke vlerësuar se është tri herë më i madh dhe dhjetë herë më i rëndë se Toka, dhe gjendet jashtë orbitës së Plutonit, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët Michael Brown dhe Konstantin Batigin, e kanë botuar punën e tyre në revistën “Astronomical Journal”. Ata kanë deklaruar se nuk e kanë parë drejtpërdrejtë planetin e nëntë, por pretendojnë se kanë prova të mjaftueshme se ai ekziston.

Deri tek ky përfundim kanë ardhur, duke u bazuar në lëvizjen e planetëve të vogël dhe objekteve hapësinore jashtë Sistemit Diellor. Këta trupa hapësinorë kanë orbita, që shfaqen nën ndikimin e gravitetit të fshehur të planetit.

Astronomët madje mendojnë se ekziston mundësia që ky planet të jetë hedhur thellë në hapësirë, në sajë të forcave gravitacionale të Jupiterit dhe Saturnit.

Teleskopët në të paktën dy kontinente, intensivisht kërkojnë objektin që është 20 herë më larg se Neptuni. Dhe nëse planeti i nëntë vërtetë ekziston, vlerësohet se do të mund të ishte i pesti me madhësi në Sistemin Diellor./Telegrafi/ 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI