Flash

Ç’fshihet pas sherrit të Alketës me Dalina Buzin?

Lapsi.al 19 January 2016
Ç’fshihet pas sherrit të Alketës me Dalina Buzin?

Po ti hedhësh një sy të shpejtë, kacafytja mediatike e drejtueses së Anabel, Dalina Buzi me homologen e saj të Revista Class, Alketa Vejsiu, duket si një sherr banal grash që po kapërcejnë moshën e rinisë. Akuza, xhelozi, aty këtu ndonjë fyerje nga ato të cilat jemi mësuar të konsumojmë me thes në botën e show bizit. (lexo rubrika Paparazzi/Lapsi.al)

Ngjarjen e bën edhe më intrigues fakti se të dyja, punojnë së bashku në TV Klan, kanë qenë pjestare të Top Channel-it, jo sot, po në vitet e arta të tij, e për rrjedhim duhet të ishin më të përmbajtura. Duhet të rezervoheshin të konsumonin në sy të publikut përplasje të ngjashme si ato të Çiljetës me Zajminën apo Adelina Ismajlit me Leonora Jakupin.

Në fakt ndodhi, por lajmi nuk është ky.

Aparenca gënjen dhe konflikti i Alketës me Dalina Buzin, pavarësisht se i njgjashëm nga forma nuk ka të bëjë aspak me konfliktet e çupulinave të skenës sonë.

Ai është krejt i ndryshëm. Sepse të dy zonjat, përpara se të jenë në botën e spektaklit janë gra që kanë investuar në lëmin e mediave. Ato janë nga të parat femra që edhe “de fakto” udhëheqin revistat online që kanë themeluar vetë.

Dhe konflikti i tyre qe pikërisht për këtë. Se faqja e cilës lexohet më shumë, gjë nga e cila rejdh më pas reklama dhe biznesi.

Po ti shtosh kësaj fabule edhe faktin se për këtë konflikt shërbeu një shkrim i pasaktë i revistës “Monitor” e cila bazohej në sitin aspak të besueshëm Alexia, ( mjafton të shikosh se kush paguan dhe kush jo për tu ngritur në klasifikim) motivi bëhet edhe më i qartë. Ajo nuk qe një luftë për xhelozi femërore, por një luftë për treg.

Ishte njësoj sikur kompanitë amatore që janë shfaqur sot për matjen e audiencës televizive të këpusnin një klasifikim pa lidhje për renditjen mes Topit dhe Klanit apo mes Opinionit dhe Top Story-t.

Reagimi do të qe i njëjtë si ai i Dalinës dhe Alketës që në dukje zhvilluan një betejë të denjë për gra që po e kapërcejnë rininë, megjithëse në thelb dhanë sinjalin e parë (jo femëror) për betejën rale që po zhvillohet mes mediave on line: atë për të mbizotëruar një treg i cili pasi ka nxjerrë jashtë loje shtypin në letër (pa lexues dhe pa reklamë) tani është i gatshëm të hedhë në arenë aktorët e tij të rij. Njësoj siç bënë zonjat Vejsiu e Buzi. (lapsi.al)

 

Të këshilluara

Mediat duhen dekriminalizuar

Për dy ditë me radhë nga selia e Partisë Demokratike kanë dalë deklarata të ashpra kundër dy televizioneve më t&...

08:16

Kllounët e drejtësisë

Çfarë po bëjnë me drejtësinë ata që kanë marrë përsipër ta ndreqin atë në emër të s...

17:36

Erion Veliaj dhe Besua i Tajvanit

Ajo që më tërhoqi vëmendjen tek lajmi, e që mu duk tronditëse, nuk qe kërcënimi - sepse për mua ky bën pjes&eu...

18:35

Kinezëritë e Edi Ramës

Partia Socialiste po shndërron në vijë sjellje një qëndrim të Edi Ramës nga ato që një kohë e largët na k...

11:39

Kinezëritë e Edi Ramës

Partia Socialiste po shndërron në vijë sjellje një qëndrim të Edi Ramës nga ato që një kohë e largët na k...

11:39

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI