Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Tre mashtrime me “The Economist”

Lapsi.al 18 January 2016
Tre mashtrime me “The Economist”

Për shumë shqiptarë fakti se qeveria përpiqet të mashtrojë investitorët e huaj për të hedhur para në vend, nuk përbën ndonjë sakrilegj. Ata mund ta shohin këtë përpjekje si një mjet të keq që justifikon një qëllim të mirë. Kështu mund të jetë lexuar prej tyre edhe përpjekja për të reklamuar “vendin lider të reformave në Ballkan” në biblën e ekonomisë botërore, “The economist”.

Pavarësisht se një praktikë e tillë është krejtësisht inefikase, pavarësisht se ata që hedhin para nga xhepi i tyre nuk gënjehen aq kollaj, pavarësisht se mbi 250 mijë eurot e paguara nuk kanë asnjë vlerë para pasqyrës negative që bënin mediat e huaja në të njëjtën periudhë (lexo lajme Lapsi.al), kjo nismë në pamje të parë mund të mos duket një mëkat. Të tilla praktika përdorin edhe vendet tona fqinje, Mali i Zi, Maqedonia, madje edhe Bullgaria në mediat prestigjoze botërore.

Por, publiku shqiptar, faqet online dhe komentuesit e tyre filluan të reagojnë për mënyrën perverse se si kërkuan t'ua shesin shqiptarëve shkrimin reklamë të publikuar në “The Economist”.

Fillimisht mediat pro qeveritare raportuan me bujë lajmin se revista më prestigjoze e ekonomisë botërore, po i thurte lavde reformave të Edi Ramës. Dhe këtu kemi të bëjmë me mashtrimin e dytë. Pra 250 mijë eurot nuk qënkërkishin paguar për të bindur investitorët e huaj, por për të gënjyer publikun vendas.

Dhe kjo praktikë është një zanat i vjetër i spin doctorsave të Ramës. Që nga koha e kryesimit të bashkisë, sa herë Rama gjendej në vështirësi, sa herë ai kishte problem, lëviznin lobistët, miqtë dhe propaganduesit e tij për të sjellë një gazetar të huaj për të shkruar diçka pozitive. Dhe kur artikulli publikohej, ai u përplasej me arrogancë në fytyrë kritkëve të paktë vendas: “E shikoni, zilia, injoranca dhe dritshkurtësia juaj, përgënjeshtrohen nga mediat ndërkombëtare. Ju e anatemoni, por bota e ngre në qiell”.

Në fakt, duhet pranuar se kjo strategji nuk ka qenë e pasuksesshme. Një pjesë e kultit të Edi Ramës, që e ndihmoi atë për të marrë edhe PS edhe qeverinë, ka qenë eksportimi i imazhit të tij nga jashtë, për punët që ka bërë brenda Shqipërisë.

Kjo metodë është ndihmuar edhe nga dy faktorë. Së pari ky portret i eksportuar, nuk vihej në dyshim nga mediat që drejtoheshin të gjitha nga pronarë pallatesh. Ndërsa së dyti, në fillim të viteve 2000, Shqipëria nuk ishte kaq e lidhur me botën virtuale dhe çdo gënjeshtër hahej më kollaj.

Tani jo më.

Pikërisht për këtë, menjëherë sapo doli lajmi, me dhjetra komentues, shumë  përpara Berishës, PD-së apo mediave tradicionale, nxituan ta demaskojnë mashtrimin. Ata nënvizuan njëzëri dhe të revoltuar se shkrimi me të cilin qeveria po lavdërohej ishte thjesht një shërbim me pagesë. Asgjë më shumë sesa një reklamë.

Të zënë ngushtë pas këtij mashtrimi banal, propagandistët e Ramës dhe mediat që i besojnë symbylluri, prodhuan një mashtrim të tretë. Ata filluan të sulmojnë Berishën dhe qeverinë e tij se kishte harxhuar gjithashtu shuma marramendëse parash, duke ndjekur të njëjtat praktika. Madje edhe më keq, duke i përdorur ato për të denigruar opozitën.

Të gjitha këto janë të vërteta. Fiks kështu ka vepruar edhe qeveria paraardhëse, por duke rënë në këtë krahasim, propaganduesit e qeverisë harruan një gjë: se i kishin paguar 250 mijë euro, për të vënë vetulla dhe jo për t'i nxjerrë sytë njëri- tjetrit se kush ka qenë më keq.  

Ata harruan se këtu debati qe me njerëzit që u kërkonin llogari se pse po na mashtroni dhe jo me Berishën që kish gënjyer po njësoj.

Por, ky serial i denjë për Pinokun, - fillimisht gjoja sikur po gënjejmë të huajt, pastaj përmes tyre vendasit e në fund justifikimi se nuk po mashtrojmë më keq sesa Berisha,- sado i shëmtuar që të jetë, e ka edhe një anë pozitive. Ai tregon se gjërat kanë ndryshuar shumë që prej fillimviteve 2000, kur Rama hyri në politikë.

Aksesi në internet, ndërlidhja e atypëratyshme dhe zhvillimi i mediave sociale, i bëjnë të pamundura mashtrime si ato të një dekade e gjysëm më parë.

Kështu që nëse do të vazhdojë të përparojë përmes gënjeshtrës, Rama duhet të lodhet së paku për të ndryshuar taktikë. /Lapsi.al/

Të këshilluara

Mediat duhen dekriminalizuar

Për dy ditë me radhë nga selia e Partisë Demokratike kanë dalë deklarata të ashpra kundër dy televizioneve më t&...

08:16

Kllounët e drejtësisë

Çfarë po bëjnë me drejtësinë ata që kanë marrë përsipër ta ndreqin atë në emër të s...

17:36

Erion Veliaj dhe Besua i Tajvanit

Ajo që më tërhoqi vëmendjen tek lajmi, e që mu duk tronditëse, nuk qe kërcënimi - sepse për mua ky bën pjes&eu...

18:35

Kinezëritë e Edi Ramës

Partia Socialiste po shndërron në vijë sjellje një qëndrim të Edi Ramës nga ato që një kohë e largët na k...

11:39

Kinezëritë e Edi Ramës

Partia Socialiste po shndërron në vijë sjellje një qëndrim të Edi Ramës nga ato që një kohë e largët na k...

11:39

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI