Flash

Bisha”, 9 karakteristikat e superveturës së Obamës (FOTO)

Lapsi.al 11 January 2016
Bisha”, 9 karakteristikat e superveturës së Obamës (FOTO)

Është ndër makinat më të sofistikuara në botë dhe më modernet.

Bëhet fjalë për veturën e Barak Obamës të mbiquajtur “Bisha”.

Vetura e cila përdoret nga presidenti Barack Obama është një veturë e blinduar mirë, si dhe e armatosur.

Ja disa karakteristika interesante të ‘Bishës’.

1) Vetura është fortesë lëvizëse e përbërë nga çeliku, alumini, titani dhe qeramika. Një pjatë e çelikut lëviz poshtë veturës për ta mbrojtur atë nga bombat apo granatat.

2) Kabina është komplet e mbyllur në raste të sulmeve bio-kimike. Ndërsa gomat Kevlar janë rezistente ndaj çdo shpimi.

3) As rezervari i karburantit nuk do të eksplodoj, pavarësisht se çfarë goditje merr. Mjete për luftimin e zjarreve, furnizime të oksigjenit, dhe disa litra gjak të presidentit gjenden në bagazh, vetëm në rast nevoje..

4) “Bisha” udhëton me presidentin dhe gjithmonë është e parkuar në mënyrë strategjike për të krijuar një barrierë nga njerëzit.

5) Kur është jashtë vendit, vetura e mban flamurin e SHBA-së dhe flamurin e shtetit në të cilin gjendet.

6) Topa të gazit lotsjellës dhe kamerë ‘nightvision’ janë të fshehura në pjesën e përparme të veturës.

7) Telefoni brenda veturës e ka një linjë direkte me nënkryetarin dhe Pentagonin, raporton Lajmi.

8) Vetëm dritarja e shoferit hapet dhe këtë deri në vetëm 3 inç.

9) Dyert e blinduara e të trasha 8 inç, janë aq të rënda sa një derë e kabinës 757

car

 

 

 

Të këshilluara

Shihni çka bërë Audi (foto)

Audi Exclusive është degë e Audi e cila sjell modele speciale të personalizuara nga kjo markë veturash. Këto vetura të person...

19:17

FOTO/ Seks, operacione dhe HIV

Të jesh transgjinor në një vend thellësisht katolik? Jeta është shumë e vështirë për këtë grup n&eu...

15:17

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku