Flash

Fjalët në ditar, që u bënë shkak për dënimin e Alida Hiskut

Lapsi.al 8 January 2016
Fjalët në ditar, që u bënë shkak për dënimin

Kastriot Dervishi publikoi një status në rrjetet sociale, ku rrëfen për herë të parë fjalët që këngëtarja Alida Hisku shkruajti në ditarin e saj, gjatë një udhëtimi në Konispol, ku nxinte kushtet e akomodimit. Janë këto fjalë të zbuluara që më pas do të çonin në dënimin dhe largimin e Alida Hiskut nga skena.

“Alida Hisku zhvilloi praktikën mësimore në Konispol nga data 19.5.1982 deri më 12.6. 1982. Ajo bënte pjesë në grupin e katërt të vitit të parë të Shkollës së Partisë. Guxoi të shkruajë disa të vërteta. Fjalët që ka shkruar në në ditarin e saj të kallëzuar te pedagogët, kanë qenë:

-Hipëm në tren në orën 5.30 për tu nisur në skëterrë.

-Vajtëm në Konispol dhe hëngrëm bukëzezën.

-Hëngra drekën si menuja e burgut dhe tani e shtrirë mbi këtë qivur të mykur.

-Ky krevati është si i lagur dhe vjen era myk, megjithatë jam detyruar të fle me të.

-Shkuam në një mbledhje budallenjsh që zgjati gjithë ditën si për inatin tonë.

-Më duket vetja sikur më kanë sjellë në riedukim”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI