Flash

Nga se ka frikë Ilir Meta?

Lapsi.al 26 December 2015
Nga se ka frikë Ilir Meta?

Nëse kreu i kuvendit Ilir Meta është treguar kundërthënës ndaj reformës në drejtësi, herë duke vënë kushte për miratimin e saj dhe herë duke u shprehur pro, ajo që ai mendon realisht mund të lexohet përmes dy faktorësh.

E para, nga sinjalet domethënëse që ka lëshuar ministri i tij i ri i drejtësisë, Manjani, që ka vënë në pah edhe anën më pak vezulluese të kësaj “nisme të shndritshme”.

E dyta, nga reagimet e një sërë rekrutësh të tij mediatikë, të cilët në komentet e tyre po i mëshojnë më shumë pabesueshmërisë të draftit fillestar dhe hullisë ku donte ta dërgonte kryeministri Rama.

Shqetësimi nën rreshta i Ilir Metës është se mos kjo reformë e çon sistemin e drejtësisë në duart e shefit të qeverisë, që mund ta përdorë atë më pas kundër rivalit të tij brenda koalicionit të majtë.

Këtë frikë nuk e kuron as mbështetja që po i jep kësaj nisme kryediplomati amerikan në Tiranë.

Deklarata e ambasadorit Lu, se pas miratimit të saj do të ketë të korruptuar që do të shkojnë në burg, fryma e përgjithshme që gëlon në gjirin e aleatëve perendimorë të Shqipërisë, për të pasur më në fund politikanë të lartë pas hekurave, disa qëndrime të zyrtarëve përtej Atlantikut dhe së fundi, sabotimi që i bëri « Zëri i Amerikës » vizitës së tij shumë të kushtueshme në ShBA, kanë rritur frikën e Ilir Metës se ai mund të jetë viktima e parë e një gjuetie të mundshme shtrigash.

Prandaj në tregun politik, makineria e propogandës e LSI-së, po shton dozat e pikpyetjeve:

Kush është garant për këtë reformë?

Kush siguron se ajo nuk përfundon si një larje hesapesh?

Kush mund të vërë dorën në zjarr se diplomatët perendimorë, kërkojnë më shumë sesa standartet, një “pre të shquar” për të dëshmuar se i është dhënë fund pandëshkueshmërisë?

Kush mund të pretendojë se tenderaxhijtë milionerë të Ramës qenkan më të ndershëm dhe më të besueshëm?

Të gjitha këto pyetje, pavarësisht nga qëllimi me të cilin ngrihen, kanë një të vërtetë brenda.

Sepse dilemma e vërtetë e reformës në drejtësinë shqiptare është: “Kush janë hajdutët që do do të vendosin për fatin e hajdutëve të tjerë”. Ose thënë në mënyrë jo kaq pesimiste: a mund të nxjerë sistemi ynë në sipërfaqe (qoftë edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve) njerëz të ndershëm, të drejtë, të papolitizuar, me integritet, për ta mbajtur në ekuilibër peshoren e shtrembëruar të drejtësisë?

Ilir Meta ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, është nga ata që nuk besojnë se kjo “mrekulli” mund të ndodhë.

Me karierën e tij çerekshekullore, me mënyrën bizantine si është mbrujtur, me paranojat me të cilat e ka mëkuar politika, me përvojën se si e ka përdorur drejtësinë kur ka qenë në pushtet dhe se si është mbrojtur prej saj, që i ri, kur ka qenë në opzitë, ai nuk mund të dalë jashtë këtij sistemi të menduari. Për këtë nuk e ndihmojnë as aktorët e tjerë në lojë, që nga Rama dhe Berisha, që janë të së njëtës mendësi dhe të së njëjtës shkollë.

Prandaj ai ka frikë. Prandaj ai e sheh si kërcënim çdo përpjekje për të nxjerrë drejtësinë nga ekuilibrat e sotëm të kontrollit politik.

Natyrisht, që këtë ankth e shton dhe e shkuara e tij plot njolla të errëta. E bën më të madh edhe bindja se, alibia e parë e hajdutëve të mëdhej, është goditja e të singjashmëve të tyre.  

Të gjithë këta faktorë e bëjnë Metën që të jetë kundër reformës në drejtësi. Ndonëse ai nuk e ka artikuluar kurrë kështu këtë frazë (me kushtëzimin e vetëm kur kërkoi aleatë dhe tha se ajo nuk mund të bëhet pa opozitën), ai po vepron në këtë drejtim.

Kush e njeh politikën dhe kulisat e saj di ti lexojë mirë zërat e mbështetësve të tij mediatikë. Në thelb ata shprehin refuzimin e Metës, jo vetëm për Ramën dhe për Lu-në, por edhe për reformën. (Lapsi.al)  

Të këshilluara

Ku po afrohet LSI me PD?

Dita e djeshme ka shënuar ndoshta përkimet më të forta në deklarata mes PD-së në opozitë dhe LSI-së që vazhdon...

07:18

Vajzat që shesin trupin në gazeta

Beli i holluar deri në marrëzi i Aurelës. Ulja qesharake e masës trupore nga Enca. Linjat e përpunuara të Albanës dhe kë...

13:31

Pse Europa po ngre mure?

Muret po ngrihen në gjithë Europën. Në Hungari, ai ka formën e gardhit me tela me gjemba, ngjashëm me shumicën e perdes s&eum...

14:40

Ku qëndron problemi këtu?

Edi Rama është një politikan i standardit shqiptar, një njeri pa ideale, më saktë një njeri që idealet i ngatërron ...

08:12

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI