Flash

Ngritja e ndalshme e Marine Le Pen

Lapsi.al 17 December 2015
Ngritja e ndalshme e Marine Le Pen

Kur në raundin e parë të votimeve rajonale në Francë, partia e Frontit Kombëtar doli në krye të votimit, në të gjithë botën u ngritën pyetjet e rritjes së të djathtës ekstreme në Europë, por tashmë votuesit francezë treguan se ai çast qe vetëm një zemërim.

Duke ndjekur rezultatet e raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale të Francës më 13 dhjetor, rrethuar nga familja ime, më kaploi një ndjesi çlirimi dhe madje krenarie. Partia e urrejtjes – Fronti Kombëtar i Marine Le Pen – dështoi të merrte edhe një rajon të vetëm. Demokracia prevaloi. Vlerat e Republikës triumfuan.
Një muaj pas ditës kur terroristët vranë 130 njerëz në Paris, francezët edhe një herë treguan stoicizëm të qartë. Ashtu sikurse bashkatdhetarët e mi u treguan të fortë përpara terrorizmit, ata qëndruan të fortë ndaj thirrjes prej sirene të populizmit të helmët. Kur rezultati i zgjedhjeve u bë i qartë, djali im më i madh u përkul dhe më pëshpëriti: “në momente të tilla ndihesh shumë mirë që je francez”.
Sado të mirëpritura ishin rezultatet, ne nuk duhet t’i lejojmë ato të na verbojnë nga mesazhi i raundit të parë të zgjedhjeve, në të cilin FN doli parti e parë në 13 rajone të vendit. Votuesit francezë janë shumë të zhgënjyer nga partia. Që nga zgjedhjet presidenciale 2012, Le Pen ka trefishuar mbështetjen popullore të partisë së saj, duke tërhequr rreth shtatë milionë votues. Dhe sado alarmante që mund të duket rritja e saj, ka shumë gjëra që mund të mësohen nga mundja e saj përfundimtare.
Si fillim, përpjekja e FN për ta prezantuar veten si një parti politike normale ka dështuar. Pavarësisht përpjekjeve të Le Pen për të zbutur tonin dhe për të zgjeruar thirrjen, duke lënë në hije të paktën formalisht, elementët anti-semitikë, partia vazhdon të perceptohet si një rrezik nga një shumicë e votuesve francezë.
“Ne nuk jemi budallenj,” kështu e thanë shkurt fqinjët e mi në Normandi – shumë prej të cilëve fermerë ose artizanë – pasi rezultatet e votimit të parë dolën. Ata mund ta përdorin raundin e parë të votimeve për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë dhe pakënaqësinë me sistemin, por ata dinë se FN është e përbërë nga ekstremistë të paaftë. Ata nuk i duan nacionalistët në pozicione të vërteta pushteti.
Edhe përpara një stanjacioni ekonomik dhe papunësisë së lartë – veçanërisht te të rinjtë, francezët nuk janë gati të përmbysin varkën në pikën e braktisjes së euros ose Bashkimit Europian. Qeveritë franceze  – përfshirë dhe atë në detyrë – mund të kenë dështuar në përgjigjjen e duhur të gjendjes së vështirë ekonomike. Por kjo nuk do të thotë se votuesit janë gati të marrin një hap në errësirë duke e vendosur besimin në një grup demagogësh që lundrojnë mbi pakënaqësi dhe frikë.
Në fakt, frika ishte faktori vendimtar i këtyre votimeve. Në raundin e parë, favorizoi FN, arsyeja e ekzistimit të të cilës është ankthi i njohur rreth migrantëve, terroristëve, globalizimit dhe hapjes së botës. Por në raundin e dytë, frika ishte zhbërja e Le Pen. Votuesit jo vetëm që iu trembën dorëzimit të pozicioneve reale të autoritetit te kundër-elitat e pakualifikuara; ata iu trembën vënies në rrezik të imazhit të vendit të tyre dhe dëmtimit të pozicionit të tij në Europë e më gjerë.
Mbi të gjitha identiteti ndërkombëtar i Francës është një përbërës integral i identitetit kombëtar. Krenaria e vendit dhe ndjesia e misionit, trashëguar nga Regjimi i Lashtë dhe rikthyer nga Revolucioni Francez, mund të mos kenë parandaluar bashkëpunimin me Gjermaninë naziste nën qeverinë Vichy, por u desh një mundje shkatërrimtare për ta detyruar Francën të ulet në gjunjë ndaj të djathtës ekstreme.
Situata sot është më pak e tmerrshme. Le Pen mund të përpiqet ta portretizojë veten si një Charles de Gaulle modern, që drejton rezistencën ndaj establishmentit. Por publiku vazhdon t’i drejtohet FN si pasardhësi ideologjik i Francës Vichy – një parti që mezi e ka hequr petkun kolaboracionist.
Rezultati i zgjedhjeve rajonale të Francës është i rëndësishëm jo vetëm në Europë, por edhe në Atlantik. Votuesit francezë kanë treguar se BE-ja nuk është e dënuar të shkatërrohet nga sulmet mbi legjitimitetin e saj dhe se populizmi nuk ka nevojë për triumf. Nëse liderët demokratikë – në Europë dhe Shtetet e Bashkuara – i vënë veshin këtij mesazhi dhe marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre, politikanët si Le Pen mund dhe do të mposhten. 

BIRN/ Project Syndicate

Të këshilluara

Ku qëndron problemi këtu?

Edi Rama është një politikan i standardit shqiptar, një njeri pa ideale, më saktë një njeri që idealet i ngatërron ...

08:12

Ambasadorët në kurthin e dhunës

Një incident mediatik me ambasadorin gjerman Hemut Hofman është shndërruar në instrument për të parë një qasje t&eu...

11:06

Xhamat e thyer që shpojnë Ramën

Kryeministri Edi Rama ka bërë të njëjtin gabim si pasardhësit e tij ndër vite, duke injoruar protestën e opozitës, duke ...

10:00

Dy bunkerët e Lul Bashës

Në Shqipëri prej kohësh mbizotëron një rregull i pashkruar: mediat e kërkojnë fajin tek opozita. Pak a shumë kështu...

09:15

Bunkeri ishte loja!

Përpara disa kohësh kur midis grupeve të ndryshme që kanë arsye ta shohin me inat Bunkerin që është në qendë...

18:22

Shembja e pamundur e bunkerit

Pavarësisht nga loja haluçinante e numrave dhe pjesëmarrjes, opozita në mitingun e sotëm ka arritur në një majë të...

14:01

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI