Flash

Edi, jo gjithmonë është fajtor Saliu!

Lapsi.al 16 December 2015
Edi, jo gjithmonë është fajtor Saliu!
Me një reagim të "ndierë" ndaj Sami Repishtit dhe kujtimit të padër Zef Pëllumbit, Edi Rama ka kërkuar "falje" publikisht për dekorimin e torturuesit të tyre. 

Në stilin e tij, ai e vë veten në vendin e dikujt që po kërkon ndjesë pa pasur krejtësisht faj. Sipas rrëfimit fabula është kjo: qeveria e Rilindjes e ka dekoruar personin në fjalë rastësisht, pa e verifikuar të shkuarën e tij. Por se, dhe kjo është më e bukura, ai paskësh marrë statusin e veteranit që në vitin 1994, kur president ishte Berisha. Pra shkurt edhe njëherë: "fajin e ka Saliu". 
Kaq i mjafton Ramës që në një letër ku është nisur të kërkojë falje, të ketë më shumë paragrafë (plot shtatë) me këtë "fosile të ish Partisë së Punës, me këtë shpifës ordiner dhe të pandreqshëm, i cili prej 25 vjetësh si gjithçka përdhos dhe historinë", sesa rreshta kushtuar ndjesës së sinqertë.
Pra shkurt, i bie sikur zemërmadhi Rama po kërkon falje për një faj që e paskësh bërë Berisha.
Hipokrizia arrin kulmin.
Por nuk është ky thelbi i problemit. Nuk është as përqeshja e vazhdueshme që si Berisha ashtu edhe Rama u kanë bërë "parimeve" dhe ideve të tyre për historinë tonë të afërt (i pari duke qenë edhe me partizanët edhe me kolaboracionistët, i dyti edhe tallës i veteranëve edhe glorifikues i tyre, sipas interesave të pushtetit politik).
Nuk është as te meraku se ne sot kemi një kryeministër nostalgjik që po ngjall "pushtetin e etërve të rrëzuar". Me kohë Edin Rama e ka treguar se mund të shkelë edhe mbi të atin në emër të lavdisë personale.
Këtu çështja është se përditë e më shumë forcohet ideja se kemi të bëjmë me një kryeministër që po qeveris përmes alibive.
Bëhet zhurmë për dekoratat, reagon opinioni publik, reagojnë diplomatë të huaj (kjo është në fakt arsyeja e vërtetë e ndjesës së Ramës) dhe del kryeministri dhe thotë se është një gabim i bërë që në kohën e Berishës së parë.
Dhe historia përsëritet.
Kështu doli dhe tha pasi mbylli në mënyrë krejtësisht okulte marrëveshjen me CEZ-in: ishte një litar i varur që na e kish lënë në qafë Saliu.
Kështu doli dhe tha pasi i dha një mikut të tij, tenderin e godinës së OSSHE-së, e kish lënë Saliu pa seli.
Kështu doli e tha për mosanullimin e konçesioneve që kish premtuar t'i zhbënte: nuk kishim ç'ti bënim se i kish firmosur kontratat Saliu.
Kështu doli e tha kur i dha leje ndërtimi në Tiranë (megjithëse i kishte pezulluar të tjerat) pronarit të fabrikës së Gërdecit: ia kish dhënë më parë Saliu.
Këshhu doli e tha kur vazhdoi duke falur toka ndërtimesh në bregdet për pronarët e mediave: i kish firmosur më parë Saliu.
Kjo listë mund të vazhdojë pa fund. Por edhe kaq mjafton për të ngritur një pyetje: Përse erdhi Edi Rama në pushtet, për të zhbërë apo për të vazhduar veprën e Saliut? 
Sepse po t'i besosh të gjithë propagandës së tij alibike, duket se ai i ka duart e lidhura, sepse në këtë vend gjithçka e ka vendosur Berisha. 
Dhe pasi fitoi një fushatë qyl (qershor 2013) vetëm duke bindur njerëzit se duhej larguar Berisha, tani po kërkon edhe të lajë mëkatet e pushtetit të tij, duke përdorur të njëjtën fabul.
Jo nuk është kështu. Fajin nuk e ka gjithmonë Saliu. Ai ka marrë mbi shpinë plot krime dhe mëkate, madje shumë më shumë sesa mund të mbajë një njeri i vetëm. 
Por, ai nuk mund të jetë fajtor vetëm për një gjë: që Edi Rama po sillet njësoj si ai, madje duke e përdorur edhe si alibi. /LAPSI.AL/
 

Të këshilluara

Ku qëndron problemi këtu?

Edi Rama është një politikan i standardit shqiptar, një njeri pa ideale, më saktë një njeri që idealet i ngatërron ...

08:12

Ambasadorët në kurthin e dhunës

Një incident mediatik me ambasadorin gjerman Hemut Hofman është shndërruar në instrument për të parë një qasje t&eu...

11:06

Xhamat e thyer që shpojnë Ramën

Kryeministri Edi Rama ka bërë të njëjtin gabim si pasardhësit e tij ndër vite, duke injoruar protestën e opozitës, duke ...

10:00

Dy bunkerët e Lul Bashës

Në Shqipëri prej kohësh mbizotëron një rregull i pashkruar: mediat e kërkojnë fajin tek opozita. Pak a shumë kështu...

09:15

Bunkeri ishte loja!

Përpara disa kohësh kur midis grupeve të ndryshme që kanë arsye ta shohin me inat Bunkerin që është në qendë...

18:22

Shembja e pamundur e bunkerit

Pavarësisht nga loja haluçinante e numrave dhe pjesëmarrjes, opozita në mitingun e sotëm ka arritur në një majë të...

14:01

Si mbërriti Franca deri këtu ?

Pas zgjedhjeve të fundit europiane ( ku mori 25%) dhe disa garave elektorale me rradhë, Fronti Kombëtar në Francë po vazhdon marshimin ...

15:27

Rilindja e hajdutëve

  Nëse ka diçka që vërtet ka ndryshuar me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, ajo është rilindja e një lloji...

10:36

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI