Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Xhamat e thyer që shpojnë Ramën

Lapsi.al 10 December 2015
Xhamat e thyer që shpojnë Ramën

Kryeministri Edi Rama ka bërë të njëjtin gabim si pasardhësit e tij ndër vite, duke injoruar protestën e opozitës, duke u tallur me të dhe duke u marrë me akuza ndaj kundërshtarit që ka përballë. Ai refuzoi të shihte thelbin e daljes së mijëra njerëzve përpara selisë së tij dhe gjithë energjitë i investoi për të hiperbolizuar atë që e quajti dhunë dhe kthim tek e kaluara. Grupi i tij i gatshëm politiko-mediatik u vu në një lëvizje të ethshme në orët pas mitingut të PD, për të stisur rrëfimin e dhunës e për t’ua kundërvënë atë arsyeve të vërteta të zemërimit qytetar në bulevardin e kryeqytetit.

Disa qelqe të thyera e disa dërrasa të djegura u përdorën për të krijuar zhurmë e tym mbi të parën protestë domethënëse të opozitës në këto dy vjet. Në pafuqi për të kundërshtuar masivitetin, në përpjekje për të mos njohur një sukses të pjesshëm, por të dukshëm të Lulzim Bashës, dhe në dëshpërim për të mos pranuar shkaqet e vërteta të protestës, kryeministri dhe ingranazhet e tij iu rikthyen fabulës bajate të demaskimit të kundërshtarit dhe diversionit të bërë bozë mbi kredibilitetin e opozitës. Kjo strategji e përdorur rëndom nga pushtetet në Shqipëri mund të japi ndonjë rezultat në letër, por në esencë nuk e zgjidh problemin apo krizën e krijuar mes qeverisë dhe qytetarëve. Opinioni mund të hallakatet për ndonjë ditë në debatin kishte dhunë apo s’kishte dhunë, arriti sukses apo jo Lulzim Basha, por pas një farë kohe çështja do të kthehet përsëri në zanafillë. A ka pakënaqësi popullore ndaj qeverisë? Zemërimi qytetar është real apo i fryrë nga opozita?

A i ka prekur arroganca e pushtetit deri në atë pikë sa njerëzit ta shprehin dufin edhe mjete të dhunshme? Përpara lojës së xhamave të thyer dhe “dëshpërimit” për dëmtimin e “veprave të artit” të ngritura pa përfillur qytetin, shqetësimi i një qeverie të përgjegjshme do të ishte përgjigja për pyetjet e mësipërme. Mijëra njerëz që protestojnë janë realisht një shqetësim. Më i madh se gurët e hedhur mbi arrogancën dhe mospërfilljen e pushtetit. Kryeministri, në radhë të parë do të duhej të kishte një reflektim për ata njerëz që u mblodhën para selisë së tij.

Duke dënuar ata që thyen xhama, nuk mund të injorohen mijëra të tjerë që kanë pasur më shumë se një arsye për të dalë në rrugë. Edi Rama është kryeministër edhe i atyre që nuk e kanë votuar dhe minimumi i respektit do të ishte përfillja e shqetësimit të tyre. Jo të gjithë ata dolën në protestë për të djegur dordolecin e tij apo instalacionin idiot të bunkerit. Shumica dolën sepse jetojnë keq, paguajnë taksa dhe fatura të larta, nuk po gjejnë dot shëndetësinë falas, janë të papunë, po nëpërkëmben nga arroganca e qeverisë dhe po shohin se si po pasurohen pushtetarët e radhës.

Edi Rama duhet të gjejë një përgjigje për ta dhe jo të thurë hartimin e radhës për Shqupin, politikën e vjetër, opozitën, e të tjera dokrra si këto. Ai është në krye të vendit për të kapur dhe reflektuar shqetësimin qytetar dhe jo për sprova të lodhura të një retorike boshe. Dështimi i një qeverie në raport me premtimet e saj është më i kapërdishëm kur shoqërohet me ndjesë. Por kur shoqërohet me arrogancë, prodhon vetëm valë më të mëdha zemërimi. Kjo është një aksiomë e njohur dhe vetë Rama e ka provuar kur ka qenë në opozitë. Sa më arrogante u tregua qeveria Berisha ndaj popullit opozitar, aq më shumë u rrit vala e pakënaqësisë ndaj asaj qeverie. Zhvendosja e thelbit të protestës së opozitës tek zjarri brenda një bunkeri, nuk i shuan dot flakët e kontestimit ndaj qeverisë nëse arsyet reale për këtë ekzistojnë.

Dhe vetë Edi Rama e di që këto arsye janë, por zgjedh të mos ballafaqohet me to. T’u bishtnojë dhe t’i injorojë duke tundur si trofe të strategjisë së tij deklaratat e ambasadës së SHBA dhe asaj të BE që po ashtu u fokusuan tek dhuna dhe jo tek shqetësimi i qytetarëve shqiptarë. Duke u përqendruar tek pasojat elementare dhe jo tek shkaqet thelbësore, edhe këto dy ambasada rrezikojnë të nënvleftësojnë krizën ekzistuese mes qeverisë dhe qytetarëve, e cila i detyron këta të fundit të dalin në rrugë. Ndjeshmëria ndaj dhunës, për shkak edhe të së kaluarës tonë të afërt, është padyshim e madhe tek partnerët ndërkombëtarë. Reagimi dhe kujdesi i tyre në këtë drejtim është i kuptueshëm. Por i kuptueshëm duhet të jetë edhe shqetësimi i mijëra njerëzve që dalin në rrugë.

Edhe për ata duhet një mesazh. Sepse nëse pakënaqësia popullore has në murin e arrogancës dhe mospërfilljes, atëherë ajo kthehet në revoltë. Ambasadorët janë dëshmitarë të injorimit të qytetarëve shqiptarë në mënyrën se si vendoset për fatin e tyre, se si jepen me koncesione korruptive pasuritë e tyre, se si i detyrojnë të paguajnë dyfish për shërbimet që u takojnë, se si u rritet borxhi pa investuar asgjë në të mirën e tyre, se si (siç thonë ata vetë) ministrat shtojnë pasuritë, vilat dhe makinat e shtrenjta ndërsa ata shkojnë në burg për një faturë të papaguar, se si u imponojnë për qytetarë të parë, përfaqësues në parlament apo drejtues lokalë, njerëz me të kaluar kriminale, se si u ndryshojnë sheshet e qyteteve dhe simbolet e tyre pa i përfillur fare…

Për të gjitha këto, shqiptarët kanë të drejtë të indinjohen, të ngrenë zërin, të protestojnë qoftë edhe me koston e thyerjes së një xhami. Por kur zhurma e këtij xhami dëgjohet më shumë se sa shqetësimi real i tyre, atëherë edhe distancimi nga dhuna bëhet i pavlerë. Gjithkujt i lind e drejta më pas të bërtasë më fort për t’u dëgjuar, të protestojë më egër për t’u konsideruar. Prandaj në rend të parë do të duhej të ishte shqetësimi i mijëra njerëzve që dolën në rrugë dhe një reflektim ndaj tyre. Pas kësaj, sigurisht, edhe distancimi nga dhuna do të kishte vlerë. Por fabula e Edi Ramës, që refuzon realitetin duke u strehuar në metafora, vetëm provokon dhe nuk jep zgjidhje. Në Shqipëri, kjo mënyrë e sjelljes së pushtetit nuk e ka dekurajuar dhunën, vetëm sa e ka nxitur atë.

Të këshilluara

Dy bunkerët e Lul Bashës

Në Shqipëri prej kohësh mbizotëron një rregull i pashkruar: mediat e kërkojnë fajin tek opozita. Pak a shumë kështu...

09:15

Bunkeri ishte loja!

Përpara disa kohësh kur midis grupeve të ndryshme që kanë arsye ta shohin me inat Bunkerin që është në qendë...

18:22

Shembja e pamundur e bunkerit

Pavarësisht nga loja haluçinante e numrave dhe pjesëmarrjes, opozita në mitingun e sotëm ka arritur në një majë të...

14:01

Si mbërriti Franca deri këtu ?

Pas zgjedhjeve të fundit europiane ( ku mori 25%) dhe disa garave elektorale me rradhë, Fronti Kombëtar në Francë po vazhdon marshimin ...

15:27

Rilindja e hajdutëve

  Nëse ka diçka që vërtet ka ndryshuar me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, ajo është rilindja e një lloji...

10:36

A ka lidhje islami me dhunën? (3)

9. "Islami është fe e paqes", është njëra prej përgjigjeve që myslimanët (dhe ata që kundërshtojnë paragjykimet e myslimanëve) përsërisin, kur duan të dist...

07:40

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43