Flash

Letra e Darvinit, që kundërshton Biblën…

Lapsi.al 2 December 2015
Letra e Darvinit, që kundërshton Biblën…

​Darvini nuk besonte se Bibla është zbulimi hyjnor dhe Jezusi biri i Zotit

Në nëntor 1880, Çarls Darvini mori një letër nga një avokat i ri, i quajtur FA McDermott

 

“Nëse do të kem kënaqësinë të lexoj librat tuaj, duhet të di se në fund nuk do të humb besimin te Testamenti i ri”,- shkroi avokati, duke shtuar: “Arsyeja që po ju shkruaj është t’ju pyes: Besoni apo jo në Testamentin e ri?” 

 

Përgjigjja e Darvinit më 24 nëntor 1880, 21 vjet pas botimit të “Origjinës së specieve”, ishte, siç themi ne, shkurt e qartë. 

 

“I dashur zotëri, 

 

Më vjen keq t’ju informoj se unë nuk besoj te Bibla si një zbulim hyjnor dhe rrjedhimisht nuk besoj te Jezus Krishti si biri i Zotit. 

 

I yti, Ç. Darvin” 

 

Kjo letër e shkurtër do të dalë në ankand më 21 shtator në Nju Jork dhe pritet të shitet për një çmim nga 70,000-90,000 dollarë. 

 

Kjo letër e shkurtër është unike për shkak të përmbajtjes së saj. 

 

Për dekada, Darvini iu shmang publikimit të ideve të tij për evoluimin e species, në mënyrë që të mos përfshinte në debate e skandale familjen, sidomos të shoqen besimtare. Kjo letër ndryshoi gjithçka. Darvini nuk e trumbetoi kurrë mosbesimin e tij, megjithatë nuk e mohoi. Atëherë çfarë e shtyu të thyente heshtjen më shumë se njëzet vjet pas botimit të “librit që ndryshoi botën? Mbi të gjitha që McDermott nuk ishte i pari që i bënte një pyetje të tillë. Mbase pikërisht kjo është arsyeja. Mbase ishte lodhur me pyetjet mbi (mos)besimin./Botimeshqip

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI