Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Rilindja e hajdutëve

Lapsi.al 1 December 2015
Rilindja e hajdutëve

 

Nëse ka diçka që vërtet ka ndryshuar me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, ajo është rilindja e një lloji të ri grabitjeje, atij përmes koncesioneve. Pak ditë më parë, me një shkrim të detajuar dhe tejet profesional, revista Monitor, (Lexo Lajme, Lapsi.al) kishte hartuar një ekspoze të plotë të asaj që ka bërë dhe po planifikon të bëjë qeveria socialiste. 
Shifrat janë të frikshme.  
 
Jo vetëm sepse një parti e majtë po dorëzon shtetin tek privatët. 
 
Jo vetëm sepse planifikohen të jepen rreth 70 koncesione (në rrugë, transporte, dogana, shëdetësi, shërbime të tjera publike). 
 
Jo vetëm sepse ministria e shëndetësisë ka ka hapur një thes të madh, 200 milionë euro në vit, për miqtë dhe klientët e Ramës, duke dhënë me koncesion, check -upin, hemodializën, sterilizimin dhe mbetjet spitalore. 
 
Të gjitha këto janë njolla më vete. Një çmenduri financiare dhe një fushë e pamatë për abuzim. 
 
Por njëkohësisht me shifrat, me dhënien e milionave pa garë, me "dhuratat" për miqtë dhe me riblerjen e ish klientëve të qeverisë Berisha, kjo strategji shkatërrimtare ka hapur edhe probleme të tjera të mëdha:
 
Së pari, ajo po e dorëzon shtetin tek një oligarki e dyshimtë duke ngritur një pikpyetje të madhe: përse ka vlerë që paskësaj shqiptarët të vazhdojnë të votojnë për përfaqësuesit e tyre politikë, kur edhe doganat edhe financat, edhe pullat fiskale edhe ngjyrimi i naftës edhe analizat mjeksore edhe rrugët edhe transporti i kontrollohen nga njerëz që nuk i nënshtrohen kësaj vote?
 
Së dyti, ajo po shndërron në tallje dilemën për ndryshimin apo jo të pushtetit, sepse të gjitha këto koncesione po jepen me periudha të mëdha afatgjata (10 vjet dhe më tepër) që e kalojnë më shumë se dyfishin e një mandati qeveritar.
 
Së treti ato e rëndojnë disa here xhepin e qytetarëve shqiptarë. Sepse duke dhënë me koncesion përpos veprave të mëdha (psh rruga e kombit për "dhurimin" e së cilës flitet se po bëhen pazare të paimagjinueshme) e njëjta mënyrë po përdoret edhe për shërbimet. Dhe kështu njerzit detyrohen të paguajnë edhe administratën publike që nuk është ulur aspak në numer edhe privatët që prezumohet tu shërbejnë.
 
Dhe në fund ato po rrezultojnë jo efikase. Ngjyrosja e naftës nuk funksionon. Rapiskani i bënte tregtarët të paguanin dy herë dhe faktet treguan se droga u kalon nën mustaqe. Crrown Agent megjithëse morri plot 8.5 milion euro, bëri një gropë të madhe në dogana. Kolegë gazetarë kanë raportuar se disponojnë fatura të rreme sikur një fshat i tëre e ka bërë në mënyrë fallco check upin mjeksor. Kudo duken shenjat e vjedhjes dhe shpërdorimit.
 
Por pyetja që lind pas kësaj është: a nuk i di kryeministri Rama këto? A nuk e kupton administrata e tij se ka hyrë në një spirale të çmendur shpërdorimesh?
Natyrisht që do ishte naive të kishe dilema për këto pikëpyetje.
 
Ato më parë se zbulimi i një strategjie të re për shtetin e vogël, janë aplikimi i një mënyre të re për të vjedhur. Fiks ashtu sikurse deklamoi një deputet socialist në prag të fushatës elektorale: "ne do të vjedhim ndryshe".
 
Rama dhe ekipi i tij kanë vendosur të vjedhin ndryshe dhe të sigurtë.
 
Sepse në fakt, rrugën e koncesioneve abuzive nuk e nisën ata, por qeveria paraardhëse e Berishës. Socialistët atë kohë në opozitë, deklaruan me forcë se do ti anullonin pjesën më të madhe të këtyre marrëveshjeve në dëm të shqipëtarëve. 
 
Për hir të vërtetës tentuan dhe dështuan. Sepse mekanizmat e shtetit ligjor dhe gjykatat ndërkombëtare, nuk janë të gatshme ti anullojnë vendimet e një shteti, sado qeveri e keqe që ti ketë marrë përsipër ato.
 
Dhe me sa duket, ky dështim, jo vetëm nuk i mërziti socialistët rishtarë në pushtet, për mosmbajtjen e zotimeve elektorale, por në të kundërt i mësoi atyre një rrugë të re: se me anë të koncesioneve mund të vidhet në mënyrë të qetë dhe të patjetërsueshme. 
 
Dhe zagarët u lëshuan nga zinxhirët. 
 
Të sigurtë se kishin rilindur një mënyrë të re grabitjeje. 
 
Mjafton të lexosh raportin e detajuar të "Monitor" (shiko poshtë ) për ta kuptuar këtë. Ai vërteton se të paktën rilindasit një premtim e kanë mbajtur. Ata për të grabitur tjetërlloj. (Lapsi.al)
 

Të këshilluara

A ka lidhje islami me dhunën? (3)

9. "Islami është fe e paqes", është njëra prej përgjigjeve që myslimanët (dhe ata që kundërshtojnë paragjykimet e myslimanëve) përsërisin, kur duan të dist...

07:40

Katër mësimet e terrorizmit (2)

5. Shqiptarët nuk kanë ku të fshihen, siç nuk ka ku të fshihet asnjë popull që e konsideron veten pjesë të Alean...

07:42

Kë po godasin Lu dhe Vlhautin?

Tek ata pak njerëz që i njohin mirë kulisat diplomatike përditë e më shumë po përforcohet një ide: se këtë...

19:33

Ja pse u arrit deri tek terrori

Si pasojë e atentateve të 7 janarit, kam kaluar dy ditë përpara televizorit, pa mundur të shkëputem. Të nesërmen e atent...

22:51

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43