Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Edi Rama përgënjeshtron vetveten

Lapsi.al 30 November 2015
Edi Rama përgënjeshtron vetveten

“Gazeta Shqiptare” publikoi një ditë më parë listën e dekorimeve që qeveria shqiptare ka bërë para një viti me rastin e 70-vjetorit të ardhjes në pushtet të komunistëve shqiptarë. Paradoksi qëndron në faktin se edhe pse lista u përfol për më se një vit, ajo u mbajt fshehur nga publiku dhe u zbulua vetëm tani një vit pas aktit të dekorimit.

 

Arsyen e fshehjes së dokumentit me emrat e të dekoruarve e shpjegon vetë përbërja e listës: ish-funksionarë të lartë të Sigurimit të shtetit, të Ministrisë së Punëve të Brendshme të kohës së diktaturës, të hetuesisë dhe prokurorisë, pra, të gjithë aparatit represiv të regjimit ose thuajse gjithë atyre funksionarëve të lartë të regjimit komunist që kanë mbetur gjallë, të cilët një zëdhënës i kryeministrit i quajti së fundmi si “veteranë të kategorisë A”.

 

Fakti që qeveria e ka mbajtur të fshehtë listën e të dekoruarve e përgënjeshtron shpjegimin e mësipërm të bërë nga qeveria, sipas të cilit ajo ka dekoruar “veteranët e kategorisë A”. Kujtdo në këtë rast mund t’i lindte një pyetje e thjeshtë: Nëse qeveria ka dekoruar veteranë të kategorisë A, atëherë pse e mbajti të fshehtë këtë listë? Pse asaj i vjen turp nga veteranët e kategorisë A, nëse këta veteranë kanë marrë pjesë në luftën antifashiste?

 

Gjithë Europa i nderon luftëtarët e rezistencës antifashiste dhe askujt nuk ka pse t’i vijë turp nga një gjë e tillë. Por problemi është se disa nga këta veteranë të kategorisë A, pas largimit të fashistëve, u shndërruan në instrumente të një regjimi po aq gjakatar sa edhe fashizmi. Dhe vranë më shumë shqiptarë, madje edhe më shumë shqiptarë komunistë se vetë fashistët.

 

Qeveria ka qenë e vetëdijshme se nuk po nderon “veteranë të kategorisë A”, por ish-funksionarë që pjesën më të madhe të kontributit të tyre ushtarak e kanë pikërisht në luftën e madhe që regjimi i shpalli çdo shqiptari që kishte kurajën të shprehte qoftë edhe shenjën më të vogël të rezistencës ndaj terrorit komunist. Nëse do të ishim një vend normal demokratik, pjesa më e madhe do të duhej të ishin jo në listën e të dekoruarve për merita në luftën antifashiste, por në listën e personave të akuzuar për krime kundër njerëzimit.

 

Por ja që jemi në vendin e zhytur në llum dhe në krim dhe qeverisemi nga një kryeministër që ka vendosur të ngjallë nostalgjinë për komunizmin, fillimisht duke i “estetizuar” vendet e krimit, e më pas duke i shenjtëruar autorët dhe përgjegjësit direkt të krimeve të tmerrshme të regjimit komunist. Është, pra, një veprim i qëllimshëm i kryer nga qeveria dhe nëse e fusim në kontekstin e qëndrimeve të tjera të ngjashme të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, kuptohet qartë se qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama ka një projekt për rikthimin e nostalgjisë për regjimin komunist në Shqipëri.

 

I kemi parë ministrat e kësaj qeverie të nderojnë me grusht portretet e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, kemi parë kryebashkiakë që i mbyllin shkollat dhe i dërgojnë fëmijët nëpër varreza të nderojnë me shall të kuq pionieri dhe me grushtin e ngritur lart, e kemi parë qeverinë të angazhohet në projekte estetizimi të simboleve të diktaturës, si shtëpia e gjetheve, shtëpia muze e Enver Hoxhës, bunkeri i tij apo edhe në projekte për ringritje bunkerësh të tjerë para godinave qeveritare.

 

I pamë këto ditë nostalgjikët e Enver Hoxhës të parakalojnë me portretet e diktatorit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si asnjëherë tjetër, dhe shohim se si këto ditë televizioni publik shqiptar në të tre kanalet e tij qesharake transmeton pareshtur këngë partizane dhe filma me partizanë.

 

Madje nëse e kontekstualizojmë këtë akt dhe akte të tjera të rikthimit të nostalgjisë për diktaturën me qëndrimet që Edi Rama mban sot ndaj bizneseve, ish-pronarëve, universiteteve dhe kategorive të tjera profesionale, të cilat kanë qenë subjekte të terrorit komunist, e kupton që ka një koherencë të fortë ideologjike mes veprimeve për restaurimin e trashëgimisë komuniste dhe aksionit të tij qeverisës.

 

Ata që kanë pasur ndonjë iluzion se Edi Rama me “kozmopilitizmin” e tij, do ta emanciponte të majtën shqiptare duke e shkëputur atë nga nostalgjia për diktaturën komuniste kanë gabuar rëndë. Edi Rama po e restauron atë regjim dhe po e kthen edhe njëherë PS-në në një parti nostalgjike të diktaturës. Është e pashpjegueshme metamorfoza e tij nga momenti kur ai u shfaq në skenë publike në vitet ’90. Po e citoj fjalë për fjalë si shprehej ai atëherë në lidhje me atë trashëgimi diktoriale që po tenton të na rikthejë:

 

“Duhet pranuar më në fund, hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile….. Prandaj nuk sjell ndonjë fryt të madh pajtimi midis Partisë Demokratike me atë Socialiste ose Ekologjike, por në radhë të parë pajtimi midis ish-palëve pjesëmarrëse në Luftën Civile (dhe trashëgimive të tyre), shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë. Historia e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë, që ka qenë thelbi politik i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë e nisur kundër okupatorit, degjeneroi në lufte civile… Prandaj nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur probleme kardinale si Lufta Civile…..” dhe më tej:

 

“Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja, për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare … Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund të ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”. (E.Rama, “Refleksione”, fq. 180, Tiranë 1993).

 

Lexuesi le të gjykojë vetë nëse ka ndonjë lidhje mes Edi Ramës së sipërcituar të vitit ’93, denoncues i krimeve të komunizmit dhe Edi Ramës së sotshëm, dekorues i përgjegjësve të këtyre krimeve. Personalisht kam pasur fatin të njoh dhe të kem miqësi me një njeri të madh, një klerik dhe rrëfimtar të jashtëzakonshëm, at Zef Pllumin, i cili e besonte iluzionin se Edi Rama do ta dekomunistizonte Partinë Socialiste. Madje e kam dëgjuar vetë disa herë ta shprehte një gjë të tillë.

 

At Zef Pllumi kishte shumë shpresa, por edhe miqësi me Edi Ramën. Të ishte gjallë sot dhe të jetonte këtë që po ndodh, do të shqyente sytë nga habia. Po, po pikërisht ai që kishte parë e përjetuar aq shumë në jetën e tij prej martiri do të shqyente sytë nga habia kur të merrte vesh se Edi Rama në vitin 2015 kishte dekoruar ish-xhelatin e tij./Panorama

Të këshilluara

A ka lidhje islami me dhunën? (3)

9. "Islami është fe e paqes", është njëra prej përgjigjeve që myslimanët (dhe ata që kundërshtojnë paragjykimet e myslimanëve) përsërisin, kur duan të dist...

07:40

Katër mësimet e terrorizmit (2)

5. Shqiptarët nuk kanë ku të fshihen, siç nuk ka ku të fshihet asnjë popull që e konsideron veten pjesë të Alean...

07:42

Kë po godasin Lu dhe Vlhautin?

Tek ata pak njerëz që i njohin mirë kulisat diplomatike përditë e më shumë po përforcohet një ide: se këtë...

19:33

Ja pse u arrit deri tek terrori

Si pasojë e atentateve të 7 janarit, kam kaluar dy ditë përpara televizorit, pa mundur të shkëputem. Të nesërmen e atent...

22:51

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43