Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Njihuni me kompaninë që pretendon të rikthejë te vdekurit në jetë

Lapsi.al 27 November 2015
Njihuni me kompaninë që pretendon të rikthejë te vdekurit

Disa kompani, duke përfshirë Google, janë duke punuar për të gjetur mënyra se si të zgjatet jetëgjatësia për dhjetëra vite më shumë, nëse jo për qindra. Por, kompania e quajtur Humai ka një ide krejt tjetër. 

Në vend se të na bëjë që të jetojmë më gjatë, kompania nga Los Anxhelos dëshiron që t’i rikthejë njerëzit nga vdekja duke përdorur inteligjencën artificiale. Detajet rreth kësaj teknologjie janë të pakta, dhe nuk është plotësisht e qartë nëse kjo është ndonjë shaka apo jo, por planet përfshijnë ngrirjen e trurit të një personi përpara se t’ia fusin një çip të personalitetit. 

 

MailOnline ka kontaktuar kompaninë për më shumë informata. Themeluesi Josh Bocanegra ka siguruar kritikët e tij se ai është serioz në lidhje m ringjalljen e njeriut dhe beson se kjo mund të jetë madje e mundur brenda 30 viteve, transmeton lajmi.net. 

 

Sipas webfaqes së Humai, kompania është një: “Kompani e Inteligjencës Artificiale me një mision për ta ri-shpikur jetën e përtejme”. “Ne dëshirojmë që t’ju kthejmë në jetë pasi të vdisni”, thotë kompania.

 

Aty shpjegohet se planet për të përdorur inteligjencën artificiale dhe nanoteknologjinë përfshijnë ruajtjen e të dhënave në stilin e bisedave, modelet e sjelljes, mendimet dhe informacionet se si trupi i një njeriu funksionon nga brenda-jashtë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI