Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Katër mistere të vërteta, por të pazgjidhura

Lapsi.al 20 November 2015
Katër mistere të vërteta, por të pazgjidhura
Njeriut për nga natyra e tij, i pëlqejnë misteret, e intrigojnë dhe e sfidojnë. Por, kur janë mistere të pazgjidhura, ato përcillen edhe me frikë
 
Vrasjet misterioze në fermën Hinterkaifek
 
Në Gjermani, në vitin 1922, vrasja e gjashtë njerëzve në fermën Hinterkaifek e tronditi tërë vendin. Nuk ishte vetëm natyra e tmerrshme e vrasjeve, por edhe fakti se ato ishin tepër bizare dhe mbetën të pazgjidhura, që i bën këto vrasje kaq interesante. Ishin marrë në pyetje më shumë se 100 njerëz rreth këtyre vrasjeve, por askush kurrë nuk ishte arrestuar. Po ashtu, kurrë nuk ishte gjetur ndonjë motiv për këto vrasje. Dihet vetëm se shërbëtorja e kësaj ferme ishte larguar gjashtë muaj para vrasjeve, duke thënë se shtëpia ishte e pushtuar nga djajtë.

Dritat e Feniksit

Image

Dritat e Feniksit ishin një seri e disa objekteve të paidentifikuara fluturuese, që ishin parë nga më shumë se 1000 njerëz, mbi qiellin e Arizonës, në SHBA dhe mbi Sonora, Meksikë, më 13 mars të vitit 1997. Thuhet se në fakt, ishin dy ngjarje të ndara: një formacion trekëndësh i dritave që ishte parë më herët dhe një seri e dritave të palëvizshme që ishin parë mbi zonën e Feniksit. Thuhet se këto drita u rishfaqën sërish në vitet 2007 dhe 2008, por zyrtarisht ishte thënë se këto drita ishin shkaktuar nga stërvitjet e ushtrisë.

Astronauti i gjirit Solue

jImage

Jim Templeton ishte duke bërë fotografi të vajzës së tij të vogël dhe, pasi që i zhvilloi ato foto, në njërën prej tyre u duk dikush që ngjante në një astronaut dhe që qëndronte prapa vajzës së tij. Por, Templeton thotë se askush nuk ndodhej aty kur kishte bërë atë foto. Bile edhe kompania “Kodak” kishte vërtetuar se kjo fotografi ishte e vërtetë, pra jo e montuar.

Gruaja e Kullës jugore

Image

Në këto fotografi të vrimës së madhe që u shkaktua nga avioni i cili u ndesh me Kullën jugore të Kullave binjake më 11 shtator të vitit 2001, mund të shihet një grua që rri buzë vrimës dhe që bën me dorë. Emri i saj është Edna Clinton. Misteri rreth saj ka të bëjë me faktin se ajo i mbijetoi kësaj tragjedie. Njerëzit nuk e kanë të qartë sesi ka mundur ajo të mbijetonte atë që ndodhi, e aq më tepër, si ia doli që të dilte nga ndërtesa

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI