Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Ja pse u arrit deri tek terrori

Lapsi.al 20 November 2015
Ja pse u arrit deri tek terrori

Si pasojë e atentateve të 7 janarit, kam kaluar dy ditë përpara televizorit, pa mundur të shkëputem. Të nesërmen e atentateve të 13 nëntorit, nuk besoj as që ta kem ndezur televizorin. Jam kufizuar duke u telefonuar miqve dhe të njohurve që jetojnë në lagjet e prekura (dhe bëhet fjalë për shumë vetë). Mësohesh edhe me atentatet. Në vitin 1986 Parisi u godit nga një seri sulmesh, në vende të ndryshëm publike (bëhej fjalë për Hezbollah-un libanez, besoj, që asokohe mori përgjegjësinë).

Ndodhën katër apo pesë atentate, disa ditë larg nga njëri-tjetri, ndoshta një javë, nuk e kujtoj shumë mirë. Mirëpo ajo që kujtoj shumë mirë ishte atmosfera që u krijua, në metro, në ditët në vazhdim. Heshtja në korridoret nëntokësore, ishte e plotë, dhe kalimtarët kryqëzonin shikimet e ngarkuara me mosbesim. Kjo, java e parë. Pastaj, shumë shpejt, bisedat rifilluan dhe atmosfera u kthye në normalitet. Ideja e një shpërthimi të pashmangshëm kishte mbetur në ajër, kalonte në mendjen e të gjithëve, mirëpo kishte kaluar tashmë në plan të dytë. Mësohesh, edhe me atentatet. Franca do të rezistojë. Francezët do të dinë të rezistojnë, dhe pa lënë pas dore një heroizëm të jashtëzakonshëm, pa pasur nevojë për një “shkrepje” kolektive të krenarisë kombëtare.

Do të rezistojnë sepse nuk mund të bëhet ndryshe, edhe sepse mësohesh me çdo gjë. Dhe asnjë emocion njerëzor, as frika, nuk është e fortë si zakoni.

“Këp calm and carry on”. (Ruaj qetësinë dhe vazhdo përpara). Dakord do të bëjmë tamam kështu (edhe pse nuk kemi një Churchill në drejtim të vendit): Ndryshe nga sa mendohet, francezët janë disi të urtë dhe lejojnë që të qeverisen me lehtësi, por kjo nuk do të thotë që janë plotësisht idiotë. Defekti i tyre kryesor mund të përkufizohet si një lloj prirjeje sipërfaqësore për harresë, dhe kjo do të thotë që në mënyrë periodike nevojitet t’u rifreskohet kujtesa.

Situata dramatike në të cilën gjendemi u atribuohet përgjegjësive të caktuara politike; këto përgjegjësi politike duhet të analizohen, herët ose vonë. Është shumë e pamundshme që një oportunist i parëndësishëm që zë kolltukun e kreut të shtetit, ashtu si edhe trashëgimtari i vonuar që kryen funksionin e kryeministrit, për mos të folur pastaj për “tenorët e opozitës” (LOL), dalin me nder nga ky shqyrtim.

Kush ishte ai që dekretoi shkurtimet në forcat policore, derisa i katandisi në dëshpërim, thuajse të paaftë për të kryer detyrat e tyre? Kush na ka mashtruar për vite të tëra, që kufijtë janë një absurditet jashtë mode, simbol i një nacionalizmi të tejkaluar dhe të neveritshëm? Kuptohet menjëherë që këto përgjegjësi janë të ndara gjerësisht.

Cilët udhëheqës politikë kanë përzier Francën me operacione absurde dhe të kushtueshme, rezultati kryesor i të cilave ishte të futej në kaos fillimisht Iraku, pastaj Libia? Dhe cilët qeveritarë ishin gati, deri pak kohë më parë, për të bërë të njëjtën gjë në Siri? (Harrova, është e vërtetë që nuk shkuam në Irak, jo herën e dytë, mirëpo u desh pak, dhe duket qartazi që Dominique de Villepin do të futet në histori vetëm për këtë, që nuk është pak: Të kesh penguar që Franca për një herë, e vetmja dhe unikja herë e historisë së kohëve të fundit, do të merrte pjesë ne një ndërhyrje ushtarake kriminale - dhe për më shumë idiote).

Përfundimi i pashmangshëm është për fat të keq shumë i ashpër: qeveritë që janë zëvendësuar në dhjetë vitet e fundit (njëzetë? tridhjetë?) kanë dështuar në mënyrë të dhimbshme, sistematikisht, për të ardhur keq, në misionin e tyre kryesor, që është mbrojtja e popullsisë franceze që u është besuar përgjegjësive të tyre.

Populli, nga ana e tij, nuk ka dështuar në asgjë. Në fund, nuk dihet saktësisht se çfarë mendon populli, duke parë që qeveritë pasardhëse janë mbrojtur mirë nga thirrja për referendum (përveç njërit, në 2005-n, por preferuan që të mos e merrnin parasysh rezultatin). Sondazhet e opinioneve, në të kundërt, janë autorizuar gjithmonë dhe - për aq sa vlejnë-tregojnë përafërsisht gjërat e mëposhtme: populli francez ka ruajtur besimin dhe solidaritetin lidhur me ushtrinë dhe forcat policore; ka pritur me zemërim predikimet e “të majtës morale” (morale?) për pritjen e refugjatëve migrantë dhe nuk ka pranuar kurrë pa dyshime aventurat ushtarake të jashtme në të cilat qeveritarët e saj i kanë tërhequr.

Mund të përmenden pafundësisht shembuj të mbeturinës-sot për faqe të zezë-që është krijuar midis qytetarëve të cilët duhet t'i përfaqësonte. Diskreditimi që sot godet në Francë bashkë me klasën politike dhe jo vetëm të shfrenuar, por edhe legjitime. Dhe më duket që zgjidhja e vetme që mbetet do të ishte ajo e drejtimit të ngadaltë drejt formës së vetme të demokracisë reale, dhe me këtë nënkuptoj demokracinë e drejtpërdrejtë.

*Autori është shkrimtar francez. Marrë nga “Corriere della Sera”. Përshtati në shqip Valeria Dedaj (shekulli)

Të këshilluara

Kë sfidoi Donald Lu?

Po t'u hidhje sot një sy faqeve të para të shtypit të përditshëm, ose të lundroje në portalet online, bomba që ...

13:11

Përse Franca?

Menjëherë pas sulmeve në teatrin Bataclan dhe në disa zona të tjera të Parisit, i pashë shumë nga miqtë e mij n&eum...

11:20

Koha për të ndihmuar Islamin

Kur je duke u djegur është e pamundur të mendosh se çfarë do të bësh kur të mbarojë zjarri. Jam i sigurt se n&...

16:46

Pse e quajta Ramën derr!

Për dreq fjalia ime komplekse me derr brenda për kryeministrin tërhoqi më shumë vëmendje se ç’duhej duke i marrë...

07:27

Hajdutët e shtetit

Sapo mbarova së lexuari librin më të fundit me titullin e goditur “Hajdutët e Shtetit: Pse korrupsioni është një kërcënim për sigurinë botërore” të Sarah Ch...

22:25

Të të tallë Ilir Meta!

Atë që po i ndodh sot, Edi Rama nuk e kishte imagjinuar as në ëndrrën e vet më të zezë. Aleati i tij e...

07:00

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43