Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Zbardhen dokumentat si u vranë nga prapa luftëtarët e Kumanovës (foto)

Lapsi.al 19 November 2015
Zbardhen dokumentat si u vranë nga prapa luftëtarët e

Ekspertizat e vrasjes së Beg Rizajt dhe Arben Rexhajt, të siguruara ekskluzivisht nga televizioni Shenja, përforcojnë edhe më shumë dyshimet e familjarëve se udhëheqësit kryesorë të grupit të Kumanovës janë likuiduar pas arrestimet

Obduksioni i bërë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup dëshmon se Rizaj dhe Rexhaj janë vrarë thuajse në mënyrë identike. Në ekspertizën e Beg Rizajt konstatohet se vdekja e tij është pasojë e plagës në kokë, në lartësi prej 178 centimetra, matur nga shputa e këmbëve.

“Vdekja e tashmë të ndjerit Beg Rizaj, në moshë 38 vjeçare, është e dhunshme dhe është shkaktuar si rezultat i ndërprerjes së trurit për shkak të plagës nga plumbi në kokë. Plaga gjendet në pjesën e majtë të ballit, në lartësi 178 centimetra”, thuhet në ekspertizën e Beg Rizajt.

Plaga e Rexhajt, nga ana tjetër, është thuajse në të njëjtin vend, me vetëm 1 centimetër dallim nga plaga e Beg Rizajt.

“Vdekja e të ndjerit NN me shifër 309, më vonë i identifikuar si Arben Rexhaj, në moshë 44 vjeçare, është e dhunshme dhe është pasojë e plagës nga plumbi që ka kaluar përmes trurit. Plaga hyrëse gjendet në ballë, në lartësi 179 centimetra matur nga shputa e këmbës”, thuhet në eskpertizën e Arben Rexhajt.

Sidoqoftë, obduksionit i mungojnë të dhëna elementare, që zakonisht duhet t’i përmbajë një ekspertizë ligjore.

Nuk theksohet largësia prej të cilës është hapur zjarr ndaj viktimave, as koha e përafërt e vdekjes së tyre. Televizioni Shenja kontaktoi drejtorin e Institutit për Mjekësi Ligjore, Aleksej Duma për të komentuar mungesën e të dhënave elementare në këto dy ekspertiza, por Duma nuk deshi të japë detaje për shkak të procedurës juridike që po zhvillohet për këtë rast.

Televizioni Shenja ka kontaktuar edhe Departamentin për Mjekësi Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës, të cilët gjithashtu kanë kryer ekspertizë të trupave të kosovarëve të vrarë në Kumanovë.

Nga Mjekësia Ligjore në Prishtinë thonë se ata ende nuk kanë mbyllur dosjen e obduksionit, për shkak se Shkupi zyrtar tashmë disa muaj refuzon t’u dorëzojë të dhënat e nevojshme nga ekspertiza fillestare.

Ndërkohë, Beg Rizaj dhe Arben Rexhaj u identifikuan nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë në disa nga fotografitë e publikuara menjëherë pas konfliktit të Kumanovës.

Përveç Rizajt dhe Rexhës, Këshilli dyshon se edhe Mirsad Ndrecaj dhe Samid Kastrioti janë kapur të gjallë dhe më pas janë ekzekutuar. Dyshimet për vrasjen e mundshme të disa nga pjesëtarët e grupit të Kumanovës pas arrestimit të tyre u shfaqën edhe pas publikimit të shkresës zyrtare nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë drejtuar Ambasadës së Kosovës, ku Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj numërohen në mesin e të arrestuarve të vdekur.

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI