Flash

Kë sfidoi Donald Lu?

Lapsi.al 18 November 2015
Kë sfidoi Donald Lu?

Po t'u hidhje sot një sy faqeve të para të shtypit të përditshëm, ose të lundroje në portalet online, bomba që lëshoi dje në një takim për reformën në drejtësi diplomati amerikan, zinte një vend të veçantë . Ajo që bënte më shumë përshtypje ishte përmendja e emrave të dy personazheve të errët të kronikës së zezë, Emiliano Shullazi dhe Arben Froku.

Pyetja e parë që të shkonte në mendje ishte se përse një diplomat i huaj duhet të merret me emrat e përveçëm të basifondeve shqiptare?

Lidhur më këtë pikpyetje u bënë shumë supozime.

Disa e interpretuan si një vënie para faktit të kryer për drejtësinë e korruptuar shqiptare, e cila ka guxuar, me një papërgjegjshmëri të madhe, të lërë të lirë personazhe të tillë.

Të tjerë, më të politizuar dhe më afër opozitës, e komentuan përmendjen e këtyre emrave si një fshikullim të drejtpërdrejtë të pushtetit aktual.

Fakti që edhe Froku edhe Shullazi janë përmendur për lidhje të drejtëpërdrejta me qeveritarët e sotëm, i jepte një besueshmëri edhe më të madhe kësaj teze. Këtë jehonë e shtoi më pas edhe një koment i veçantë i “Zërit të Amerikës”, i cili nuk është rasti i parë që më shumë sesa një media e pavarur, vepron si një dekriptues i mesazheve të politikës amerikane.

Pati edhe një kategori të tretë që kërkuan ta interpretojnë këtë mesazh si një qëndrim kundër opozitës dhe qëndrimit të saj refraktar ndaj reformës në drejtësi. Sipas tyre, ambasadori Lu i kërcënoi edhe njëherë tjetër, mbetjet e pushtetit të Berishës, duke i njehsuar me emrat e keqbërësve të gjithë ata që e pengonin këtë reformë.

Në fakt në të gjitha këto versione ka diçka të vërtetë.  Në mënyrën e tyre ato janë të gjitha të besueshme.Por të gjitha ato nuk i japin përgjigje pyetjes së thjeshtë: përse ambasadori i vendit më të fuqishëm në botë u desh të përmendë emra të përveçëm banditësh?

Natyrisht, për t'i dhënë një mesazh gjyqësorit, natyrisht për të shigjetuar PD-në dhe PS-në, por mbi të gjitha për të bërë një sfidë shumë më të madhe sesa kaq: për të sfiduar krejt shoqërinë.

Në një vend ku rrezikon që të ngrihet kulti i banditit, kur politikanët i mbrojnë, kur gjykatësit i lirojnë, kur mediat kanë frikë t'i përmendin dhe qytetarët tuten t'i denoncojnë, roli që po merr kryediplomati amerikan është ai i denoncimit me zë dhe me figurë. Ai ka nisur t'i tregojë me gisht. Dhe kjo nuk është hera e parë që e bën, qoftë për banditët e parlamentit qoftë për ata të rrugës.

Natyrisht kjo sfidë e tij është turp për këtë shoqëri, që duket se ka ulur kokën ndaj krimit, që e toleron, pranon, madje e voton atë. Ajo është një njollë e zezë për të gjithë ne, që flamurin e luftës ndaj banditëve tanë e kemi lënë në duart e të huajve. Por si çdo e keqe, ajo e ka edhe një të mirë: falë Donald Lu, për ta ka filluar të flitet. /lapsi.al/

Të këshilluara

Përse Franca?

Menjëherë pas sulmeve në teatrin Bataclan dhe në disa zona të tjera të Parisit, i pashë shumë nga miqtë e mij n&eum...

11:20

Koha për të ndihmuar Islamin

Kur je duke u djegur është e pamundur të mendosh se çfarë do të bësh kur të mbarojë zjarri. Jam i sigurt se n&...

16:46

Pse e quajta Ramën derr!

Për dreq fjalia ime komplekse me derr brenda për kryeministrin tërhoqi më shumë vëmendje se ç’duhej duke i marrë...

07:27

Hajdutët e shtetit

Sapo mbarova së lexuari librin më të fundit me titullin e goditur “Hajdutët e Shtetit: Pse korrupsioni është një kërcënim për sigurinë botërore” të Sarah Ch...

22:25

Të të tallë Ilir Meta!

Atë që po i ndodh sot, Edi Rama nuk e kishte imagjinuar as në ëndrrën e vet më të zezë. Aleati i tij e...

07:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI