Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Parashikimet e Nostradamus: Lufta e Madhe do të nisë në Francë dhe Europa do goditet keq

Lapsi.al 16 November 2015
Parashikimet e Nostradamus: Lufta e Madhe do të nisë në

Në një pjesë të librit “Profecitë” të Nostradamus, autori shkruante se “lufta e madhe do të nisë nga Franca”.

“Lufta e madhe do të fillojë në Francë dhe më pas gjithë Europa do të goditet. Ajo do të jetë e tmerrshme dhe e gjatë për të gjithë. Më në fund do të vijë paqja por do jenë të paktë ata që do ta shijojnë”, shkruan Nostradamus.

Pas ngjarjes së Parisit fjalët e Nostradamus të fusin të dridhurat. Frika që ekziston në Europë është e dukshme dhe çdo vend është i trembur se mund të jetë objektivi i ardhshëm i ISIS.

Në profecitë e tij flitet edhe për një sulm të mundshëm mbi Romën.

“Kuajt e kozakëve do të pijnë ujë në burimet e Romës. Roma do të zhduket dhe zjarri do të bjerë nga qielli duke zhdukur qytetin. Çdo gjë do të humbasë dhe do të shihen vetëm vrasje”, shkruante Nostradamus.

Ai vazhdon më tej parashikimin e tij ogurzi.

“Të drejtët do të vuajnë shumë. Roma do të humbasë besimin dhe do të bëhet foleja e Antikrishtit. Djajtë do të shkaktojnë rrëmujëra dhe njerëzit do të bëhen perversë gjithnjë e më shumë”, shkruante Nostradamus.

Është e vërtetë që këto fjalë janë shkruar pesë shekuj më parë por duke parë ngjarjet e fundit rezultojnë gjithmonë e më shqetësuese./tema

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI