Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Ylli i turpit ose disperatamente Rama

Lapsi.al 11 November 2015
Ylli i turpit ose disperatamente Rama

“Kryeministri Edi Rama u takua me zotin Ylli Manjani me të cilin bisedoi për reformën në drejtësi...”. Kjo ndoshta është fjalia më poshtëruese që Rama ka qenë i detyruar të nxjerrë në publik që pas marrëveshjes së 1 prillit me Ilir Metën. Ky i fundit është treguar i pamëshirshëm, duke mos u mjaftuar me demonstrimin e forcës, por duke shkuar deri në poshtërim të aleatit- armik. Emërimi i Ylli Manjanit ministër i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë ishte një shuplakë e nxehtë në fytyrën e lodhur të Edi Ramës. Dhe ky, ndryshe nga sa parashikonin mbështetësit e tij, i ktheu faqen tjetër duke konfirmuar kështu pyetjen retorike që i pati bërë gazetari Tim Sebastian, se dëshpërimi për pushtet qenka më i fortë se gjithçka. Madje deri në pikën sa të të vënë në ballë edhe yllin e turpit dhe të pranosh ta rrezatosh poshtërimin publikisht.

Kjo i ka ndodhur Edi Ramës të hënën e kaluar, ndërsa Ilir Meta nuk u mjaftua me imponimin e ndryshimeve në qeveri, por e shndërroi në kukull kryeministrin duke e detyruar të bëjë dhe të thotë ato që i kërkoi kreu i LSI. Praktikisht Edi Rama ka rënë si kryeministër  dhe pushteti i tij është ai i një noteri që nënshkruan vendimet e Ilir Metës. Shumë mbështetës të unionit Rama- Meta, tashmë që e kanë pranuar çarjen mes tyre si një të vërtetë të kalçifikuar, po e shohin këtë krizë të re si pjesë të një strategjie të Metës për të detyruar Ramën të shkarkojë disa ministra “problematikë”. Nëse kryeministri i kundërshtoi me forcë këto shkarkime apo ndryshime, Ilir Meta impulset i ktheu në goditje, ku shihet qartë interesi i tij personal për të dalë nga gjendja e vështirë e para disa muajve që iu krijua me aferën e DIA- CEZ. Disa mendojnë se Meta po ia del, se nga i akuzuar po kthehet në akuzues, se nga pozitat e atij që kërkon ka kaluar në pozitën e atij që urdhëron, se Rama ka pranuar të ulë kokën dhe të shkojë zvarrë deri në zgjedhjet e ardhshme, etj... Disa të tjerë, kuptohet shumë pranë kryeministrit, nuk duan ta pranojnë këtë nëpërkëmbje. Ata thonë se në pranverë Rama do të veprojë, se do të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe se po përgatit kundërgoditjen për Ilir Metën...

Se çfarë ka Edi Rama ndërmend apo se çfarë do të kishte dashur të bënte, kjo mbetet një hipotezë që pak gjasa ka për t’u provuar. Ai nuk është lideri që merr vendime. Nuk mori as dy muaj më parë, nuk po merr as tani dhe vështirë të marri kur të dalë sërisht gjethi. Eshtë i dëshpëruar për pushtet, shumë i dëshpëruar. Aq shumë sa nuk merr vendime edhe për raste flagrante korrupsioni dhe implikimi me krimin të ministrave të tij. Ai nuk vepron sepse ka frikë se çdo lëkundje mund t’i rrezikojë pushtetin. Dhe këtë ia kanë kuptuar të gjithë që tashmë po vjedhin hapur, ditën për diell, pa u shqetësuar se mund t’u futet gjemb në këmbë. Ilir Meta vetëm sa e bëri më të dukshëm këtë dëshpërim, e çoi në një nivel poshtërues, u tregoi shqiptarëve se Edi Rama është i gatshëm të pranojë edhe një yll si Manjani vetëm e vetëm të mbetet kryeministër. Një kryeministër letre.

Në këtë pikë ku ka përfunduar, Edi Rama nuk mund t’i ketë më llogaritë me Ilir Metën por me shqiptarët që e kanë votuar. Ai e justifikoi aleancën me “njeriun që përfaqëson çdo gjë të kalbur në Shqipëri” në emër të largimit të Sali Berishës. Por bashkëqeverisjen me Ylli Manjanin nuk mund t’ia faturojë përsëri Berishës. Ai nuk nuk pati forcë ta kundërshtojë dhe ajo do t’i mbetet si shenja e turpit e një njeriu që në dy vjet e deformoi aq shumë veten sa pranoi të gëlltisë edhe çorbën më të shpifur që ishte gatuar për të. Pranoi të ulet në një kabinet me njeriun që e ka bërë leckë në çdo studio televizive dhe këtë nuk mund të thotë se bëri për të shpëtuar Shqipërinë nga Sali Berisha. Ilir Meta e nxorri lakuriq, këtë herë në mënyrë të figurshme, përpara shqiptarëve, të cilët nuk kanë më dyshim se dëshpërimi për pushtet i Edi Ramës është përtej çdo imagjinate.

Në të gjithë këtë histori, janë ata që duhet të ndihen gjithashtu të poshtëruar. Një lojë e ulët për pushtet midis Ramës dhe Metës iu ka dhuruar për ministër të Drejtësisë, një njeri simbol të mungesës së koherencës dhe moralit politik. Një njeri me aftësi gjeniale për të mos ndjerë barrën e ndërgjegjes dhe i gatshëm për t’u përdorur me zë dhe figurë për të sulmuar dikë që mund ta ketë mbrojtur 24 orë më parë.  Ky yll tashmë shndërrit në ballin e një tjetër ylli në fikje. U desh një lëvizje e vogël e Ilir Metës dhe i  gjithë ky turp rrezatoi para syve të shqiptarëve. Atyre, pas dy vjetësh kryeministër, Edi Rama duhet t’u thotë diçka. /mapo/

Të këshilluara

Hajdutët e shtetit

Sapo mbarova së lexuari librin më të fundit me titullin e goditur “Hajdutët e Shtetit: Pse korrupsioni është një kërcënim për sigurinë botërore” të Sarah Ch...

22:25

Të të tallë Ilir Meta!

Atë që po i ndodh sot, Edi Rama nuk e kishte imagjinuar as në ëndrrën e vet më të zezë. Aleati i tij e...

07:00

Të kesh turp të jesh socialist

Goditja me vezë kundër Edi Ramës ishte shumë më tepër sesa një akt simbolik, ndaj një pushteti që po degradon me sh...

07:46

Laguna Blu/Hani m... që gatuat

Ajo që po ndodh me “Lagunën Blu” në Qerret, ku zyrtarisht si rrallëherë në botë, banojnë në një vend edhe e ashtuquajtura elitë intelektuale. edhe oligarkët fin...

15:58

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43