Flash

Po, Berisha ka të drejtë, jetojmë ende në kohën e tij

Lapsi.al 5 November 2015
Po, Berisha ka të drejtë, jetojmë ende në kohën e tij

Duke sfiduar me cinizëm 1 milionë votat që e rrëzuan nga pushteti dy vite më parë, Sali Berisha ia ka përplasur sot kundërshtarëve socialistë, duke i thënë se ata vazhdojnë të jetojnë në kohën e tij. Përpos mendësisë moniste të Berishës, që e lidh një kohë me emrin e politikanit që udhëheq, përpos faktit se ai i referohej deputetëve dhe kryeministrit që merren gjithë kohën me të, ai ka të drejtë. Fatkeqësisht, jetojmë ende në kohën e Sali Berishës.

Jetojmë në kohën e tij, sepse sot nuk ka fajtorë për të vrarët e 21 janarit.

Jetojmë në kohën e tij, sepse gjysma e qeverisjes është ajo që ka qeverisur mandatin e dytë të PD-së.

Jetojmë në kohën e tij, sepse biznesmeni i Gërdecit, si pasojë e gafave të të cilit u vranë 26 vetë, sot si pakukush është në klientët e zgjedhur të Edi Ramës, të cilit i firmos leje ndërtimi.

Jetojmë në kohën e tij, sepse firma e Berishës për të shkatërruar Lagunën Blu, sot përdoret si alibi nga pasardhësi i zhytur më keq në korrupsion.

Jetojmë në kohën e tij, sepse Rama nuk pati forcë ti shkojë deri në fund vjedhjes në CEZ-n pasi u kap edhe vetë.

Jetojmë në kohën e tij, se sot shumë nga koncesionet e klientëve të pushtetit të djeshëm që u tha se do të rishikoheshin, po vazhdojnë të mbretërojnë.

Jetojmë në kohën e tij, sepse sot paratë e tenderave të pushtetit i marrin ose miqtë e Ramës ose miqtë e Berishës që rrinë gjithnjë në oborrin e kryeministrit.

Prandaj Berisha ka të drejtë të tallet. Prandaj ai mund të luajë me bandën e deputetëve të së majtës duke i thënë se mbetet obsesioni I tyre.

Ne jetojmë në në kohën e Berishës sespse ai jo vetëm është shëndoshë e mire, pas të gjitha krimeve që bëri, por ai vazhdon të ketë ende një pjesë të madhe të pushtetit ekonomik, që e thuri me aq mjeshtëri familja e tij.

Ne jetojmë në kohën e tij, sepse një milionë shqiptarët që votuan kundër, u treguan fare moskokëçarës për të menduar se duke shkulur atë, po e zëvendësonin fatëkeqësisht me një kopje të ngjashme. E në këtë rast, tani Berisha nuk tallet më me Ramën. Por me këta një milionë shqipëtarë që kujtuan se po ndryshonin historinë. /Lapsi.al/

Të këshilluara

Të kesh turp të jesh socialist

Goditja me vezë kundër Edi Ramës ishte shumë më tepër sesa një akt simbolik, ndaj një pushteti që po degradon me sh...

07:46

Laguna Blu/Hani m... që gatuat

Ajo që po ndodh me “Lagunën Blu” në Qerret, ku zyrtarisht si rrallëherë në botë, banojnë në një vend edhe e ashtuquajtura elitë intelektuale. edhe oligarkët fin...

15:58

A po bëhet Basha i guximshëm

Lulzim Basha ka hedhur dje një hap të madh. Ndryshe nga sa parathuhej në korridore se u kishte dhënë fjalën ndërkombëtar...

09:33

Krimet e opozitës

Në kohën e zgjedhjeve të fundit (lejomani tani e këtu marrëzinë e autoreferencialitetit), shkruaja i bindur sa më s’ka ...

00:56

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI