Flash

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

Terror fizik dhe mediatik, ‘sulltani’ Erdogan bën gjithçka për të mbajtur pushtetin

Lapsi.al 29 October 2015
Terror fizik dhe mediatik, ‘sulltani’ Erdogan bën

Mungojnë edhe katër ditë nga zgjedhjet e parakohshme në Turqi, jetike për të ardhmen politike të presidentit Erdogan dhe të ardhmen e vendit.

Kreu i shtetit ka urdhëruar ditët e fundit të fushatës një terror psikologjik dhe fizik ndaj mediave dhe popullit opozitar. Por veç terrorit mediatk dhe fizik ai ka marrë edhe vendime të çuditshme si vendimi për të mos ndryshuar orën deri në datën e zgjedhjeve, transmeton tema.

Kanalet e mbyllura

Sipas të përditshmeve opozitare ka qenë vendimi i Erdogan për të mbyllur shtatë kanale opozitare që përkrahen nga filozofi islamik Fetullah Gylen, i cili drejton një rrymë të së djathtës islamike turke. Gylen i cili nga financues i Erdogan tashmë është shndërruar në armikun e tij më të madh. Mes kanaleve të mbyllura është edhe Yumurcak, një kanal për fëmijë. Shenjë kjo që tregon se qëllimi i Erdogan nuk është vetëm censurimi i opozitës por edhe dëmtimi i tyre financiar.

Orë të çmendura

Vendimi i çuditshëm për të mos ndryshuar orën për dy javë habiti botën dhe turqit. Erdogan dha urdhër që të mos ndryshohej ora zyrtare deri në përfundim të zgjedhjeve. Frika e Erdogan ishte se duke ndërruar orën do të kishte më pak ditë dhe do të kushtëzohej procesi i votimit, sidomos në Anatolli dhe në lindje të vendit ku AKP është më e fortë. Një lëvizje që krijoi siklet te qytetarët dhe mund t’i kushtojë vendit disa miliona euro.

Policia në redaksi

Një përshkallëzim i theksuar kufizimesh që nisi me grupin Koza Ipek të cilët kanë në pronësi dy televizione dhe vazhdoi me gazeta dhe televizione të tjera. Kanalturk, Bugun TV, gazeta Bugun dhe Milet, janë disa prej mediave të mbyllura nga Erdogan. Të hënën prokuroria vuri në sekuestro dy televizione të tjera duke çuar në 7 numrin e kanaleve televizive të mbyllura. 50 policë hynë të hënëën në redaksinë e Kanalturk duke bastisur atë dhe duke përzënë punonjësit si dhe shpërfillën turmën që protestonte jashtë.

Minuta të numëruara

Erdogan megjtihatë vazhdon të shfaqet i qetë në kanalin shtetëror TRT. Sipas të dhënave në 25 ditët e fundit ai ka dalë 29 orë në ekran, një orë më pak se gjithë partia e tij dhe 6-fishi i opozitës./Përgatiti Amarildo Lumani

Il Giornale.

Të këshilluara

Epoka e artë e Merkel ka mbaruar

Epoka e artë e Angela Merkel ka mbaruar, sipas prestigjiozes “Financial Times”, e cila i ka dedikuar një editorial kancelares gjermane, e ...

06:45

Kina ndalon lojën e golfit dhe banketet

Jo seksit jashtë martese, jo banketeve dhe jo lojës së golfit; janë këto disa nga rregullat e reja të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Kinës të sanksio...

07:42

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI