Flash

Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Lapsi.al 28 October 2015
Rama, ky prijës hajdutësh qesharakë

Në morinë e akuzave dhe denoncimeve, për shpërdorime ministrash, tenderash në CEZ, në shëndetësi, në blerje veturash qeveritare, në rrëmbime trojesh dhe dhënie lejesh ndërtimi, një ngjarje ka kaluar pa tërë vëmendjen e duhur. Në parlamentin shqiptar po hyn një personazh grotesk drejt e nga listat e Partisë Socialiste. Ky njeri të cilit i pëlqen të afishohet me një kapele kaubojsi, i cili nuk lë rast pa treguar faturat e verave të shtrenjta më të cilat ka dehur Edi Ramën dhe menutë e pasura me të cilat e ka nginjur atë në restorantet përtej Adriatikut, është simboli më perfekt për të shenjuar atë çka po ndodh.

Ky personazh, të cilin mediat po e emërojnë njëzëri si kaubojsi, është emblema më e mirë për të kuptuar progresin cinik që ka bërë Shqipëria: nga një qeverisje hajdutësh arrogantë dhe vrasës deri në 2013, tek një qeverisje hajdutësh qesharakë pas kësaj date.

Po, nëse ka një togfjalësh që i shkon për shtat kësaj qeverisjeje është ajo e hajdutëve qesharakë. Dhe natyrisht Edi Rama është prijësi i tyre i lavdishëm.

Këtë konkluzion mund të nxjerrë kushdo që i ka dëgjuar me vëmendje akuzat dhe kundërakuzat e ditëve të fundit. Por ky përfundim mund të bëhet edhe më i fortë po të vështrosh me vëmendje mënyrën se si i është përgjigjur vetë kryeministri dhe portal i tij shvejkian, Trancparenca.al, akuzave që i janë bërë.

Le t'i marrim me radhë.

Ministri i shëndetësisë Ilir Beqja, akuzohet se me anë të kompanisë ku ka qenë aksioner më parë, ka fituar afro 10 milionë USD tendera. Akuzohet gjithashtu se kjo kompani, me përmasa shumë më të vogla, është fryrë e bymyer mbi dhjetëfish që kur socialistët kanë ardhur në pushtet. Për çdo shqiptar është e qartë që këtu ka një anomali. Vetëm Edi Rama përgjigjet si personazhi i Jarosllav Hashekut, se Beqja nuk është më aksioner me letra dhe ai e ka shitur pjesën e tij në kompani. A ka shqiptar ta besojë?

Garda e Republikës akuzohet se ka porositur vetura tejet luksoze  për shtetarët, me një garë jo transparente dhe me çmime po ashtu të tilla. Qeveria përgjigjet se po merr me qira Jaguarë pasi kështu i del më lirë. A ka shqiptar ta besojë ?

OSSHE akuzohet se i ka dhënë në një garë me çmim më të lartë rikonstuksionin e godinës së re, një miku të Edi Ramës, që ka ndërtuar shtëpinë e tij në Surrel. Kryeministri përgjigjet se nuk mund ta përbaltin ata që e lanë në gjendje të mjeruar dhe në ndërtesa me qera këtë ndërmarrje të madhe publike. A ka shqiptar që bindet?

Ministria e shëndetësisë akuzohet se i ka dhënë një kompanie fantazëm që agjensia BIRN e zbuloi ta kishte selinë në një gjelltore në Berat koncesionin e hemodializës, ndërsa Transparenca.al  përgjigjet me krenari se pas saj qëndron Spitali Amerikan. A ka shqiptar që e ha?

Po kështu ndodhi së fundi edhe me akuzën se Edi Rama po e lejonte Aleksandër Frangajn të ndërtonte në bregdet, ndërkohë që kish prishur të gjitha ndërtimet e tjera përpos atij të Kokëdhimës. Ai u akuzua se po kërkonte të riblente TV Klanin dhe po tentone ta përdorte atë në luftën që mendon të fillojë kundër Ilir Metës. Por, fillimisht qeveria hapi fjalë se kjo qe një leje e Berishës. Vetëm kur më pas dolën faktet se atë e kish dhënë një kryekomunar i PS-së, madje me presion të kryeministrit, askush nuk u përgjigj. Nuk u përgjigjën as kur një deputet i kësaj partie që nuk nguron ta thotë mendimin e tij, Vladimir Kosta, postoi  në rrjetet sociale, një dokumet që tregonte se leja kriminale qe dhënë nga vetë socialistët. Madje nuk u përgjigjën as kur Erion Braçe denoncoi mënyrën se si qe hipotekuar kjo tokë duke aluduar se kjo qeveri që i kish vënë tritolin ndërtimeve me leje, nuk kish si mos ndërhynte për ndalimin e lejeve abuzive. Tani pyetja është: a ka shqiptar që e beson se Edi Rama nuk po kërkon të blejë mediat duke grabitur pasuri publike ashtu sikurse ka bërë që në gjenezën e karrierës së tij?

Të gjitha këto akuza dhe mbrojtje të mjera të qeverisë, qoftë përmes gojës së prijësit në parlament, qoftë përmes belbëzimit të tij në emisionin Opinion, apo qoftë përmes këndit të emulacionit elektronik, Transparenca.al, tregojnë  një gjë.

Jo vetëm se këta janë vërsulur të vjedhin, por kanë pasur aq nxitim, sa nuk kanë gjetur as kohë që të shpikin alibitë.  Deri tani na kanë servirur vetëm një mbrojtje të pështirë që nuk ka bindur askënd. Në argumentat e tyre kanë qenë thjeshtë qesharakë, pikërisht si ai deputeti i fundit, që po i dhurojnë shqiptarëve në parlament. Sepse edhe ky personazh grotesk, me veshje të çuditshme dhe fjalor edhe më marramendës, pretendon se është një nga klientët e Edi Ramës. Një nga ata që pohon se ka dashur që duke paguar me krudo dhe me Gaya, të hyjë në kuvend. Në mënyrën e tij (si të tjerët që hiqen shumë më seriozë) edhe ai ia arriti. Por me një çmim të ndryshëm. Duke i shtuar grabitjes të papërmbajtshme që po ndodh, një përmasë tjetër. Atë të atyre që do të largohen nga pushteti si hajdutë qesharakë, ndërkohë që paraardhësit e tyre u larguan si hajdutë arrogantë. /laspsi.al/

Të këshilluara

Krimet e opozitës

Në kohën e zgjedhjeve të fundit (lejomani tani e këtu marrëzinë e autoreferencialitetit), shkruaja i bindur sa më s’ka ...

00:56

CEZ, të gjithë me duart në thes

Aferës skandaloze të CEZ me sa duket i vunë kapak të gjithë. Në mënyrën më të turpshme të mundshme, të tëra palët po bëjnë sikur e harruan. Pasi kaloi vrulli i ...

08:22

Koço nuk ka faj...

Një kërkesë e Edi Ramës (nëpërmjet Koço Kokëdhimës) për të shtyrë kongresin e Partisë Sociali...

08:36

Kush po e sulmon De Biasin?

Ajo që po ndodh me Gianni de Biasin mund të shndërohet shumë shpejt në një rast ilustrues të mikpritjes së për&cced...

13:12

A duhet t’i përgjigjesh dhunës me dhunë?

A duhet t’i përgjigjesh dhunës me dhunë? Është një debat i pafundmë, ama me plot përgjigje të vlefshme. Përveç lëvizjeve të ndryshme paqesore në histori, ...

22:57

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43