Flash

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

Zbulohet tuneli 800 metra i gjatë për të çuar drogë në Amerikë (FOTO)

Lapsi.al 24 October 2015
Zbulohet tuneli 800 metra i gjatë për të çuar drogë
Një tunel 800 metra i gjatë që përdorej për të kaluar drogën nga Meksika në SHBA është zbuluar nga policia meksikane në San Diego Tijuana.
 
Dyshohet se tuneli përdorej nga klani i narkotrafikantëve të lidhur me Joaquin «El Chapo» Guzman, një nga bosët më të mëdhenj meksikan të drogës, i cili pak kohë më parë arriti të arratisej nga një burg i sigurisë së lartë pikërisht përmes një tuneli të ndërtuar poshtë qelisë së tij.
 
Tuneli i ndërtuar 11 metra poshtë sipërfaqes së tokës është zbuluar pas muajve të tëra hetimesh të ndërmarra nga policia federale.
 
Ai ishte i pajisur me trarë metali mbështetës, sistem ndriçimi dhe ventilim; 600 metrat e tunelit gjendeshin në territorin meksikan, ndërsa 200 të tjera në atë amerikan. Policia arrestoi 16 vetë dhe sekuestroi 10 tonë marjiuanë./

4123

Të këshilluara

Kina ndalon lojën e golfit dhe banketet

Jo seksit jashtë martese, jo banketeve dhe jo lojës së golfit; janë këto disa nga rregullat e reja të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Kinës të sanksio...

07:42

Protestat/Ç'farë po ndodh në Podgoricë?

Disa mijëra njerëz vijuan të protestojnë në Podgoricë të dielën duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Milo Gjukanoviç. Tensionet qenë të larta ndë...

09:33

Turqia në prag të humnerës

Nga Bernard Guetta Është e mundur, por ndërkohë edhe shumë e vështirë. Duke dashur edhe mund të dyshojmë, si...

17:08

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI