Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Turqia në prag të humnerës

Lapsi.al 13 October 2015
Turqia në prag të humnerës
Nga Bernard Guetta

Është e mundur, por ndërkohë edhe shumë e vështirë. Duke dashur edhe mund të dyshojmë, sikurse bëjnë shumë vetë në Turqi, se presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka zgjedhur strategjinë e tensionit për të fituar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 1 nëntorit, dhe se për këtë arsye, disa nga mbështetësit e tij janë përgjegjës për sulmin me bomba në 10 tetor në Ankara, që shkaktoi të paktën  97 të vdekur dhe 165 të plagosur (65 prej të cilëve në gjendje të rëndë).

Ne mund të dyshojmë edhe sepse shefi i shtetit turk dhe Partia e tij Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), një parti islamiko-konservatore, që humbi zgjedhjet në qershor të këtij viti për herë të parë pas 13 vjetësh, edhe në zgjedhjet e parakohshme të planifikuara pas 3 javësh, nuk parashikohet të jetë favorit.

Por edhe pse Erdogani nuk është një person që mund të shpërfillet pa reaguar, e për shkak se Ankaraja – dhe ky është një fakt – ka rindezur luftën me separatistët kurdë të PKK-së, me shpresën e ushqimit të valës nacionaliste, për të  siguruar kësisoj një shumicë të qëndrueshme në parlament.

Objektivi i sulmit në kryeqytetin turk, ishte pikërisht një demonstrim paqësor, i organizuar për të denoncuar ringjalljen e konfliktit me kurdët. Por kjo nuk do të thotë  se duhet të besojmë domosdoshmërisht për një akt terrorist me qeverinë në prapavijë.

Ky argument nuk ka shumë ka gjasa, për shkak se një atentat i tillë në qendër të Ankarasë, tregon para së gjithash se qeveria aktuale nuk është në gjendje të garantojë sigurinë në kryeqytet, dhe kjo e dobëson Erdoganin, duke i shndërruar në viktima armiqtë e tij.

Ka më tepër të ngjarë që sulmi të jetë vepër e xhihadistëve islamikë të Shtetit Islamik, që nuk ia falin dot presidentin turk sulmet e javëve të fundit ndaj tyre, pasi i pati mbështetur fillimisht në mënyrë të fshehtë – ndonëse edhe vetëm në mënyrë pasive – me shpresën se do të arrinin të vinin përfund Bashar Al-Asadin, presidenti sirian, të cilin Ankaraja kërkon ta mposhtë për arsye të ekuilibrit rajonal mes sunitëve dhe shiitëve.

Mënyra e realizimit të sulmit, ngjason me sulmin e 20 korrikut të shkuar në një qytet kurd pranë kufirit sirian, dhe si në korrik grupi i Shteti Islamik duket se i ka dhënë një goditje të dyfishtë

duke ndëshkuar kurdët, të cilët janë duke luftuar në Siri, dhe mbjellë kaos në Turqinë, tashmë armike.

Turqit sapo kanë përjetuar 11 shtatorin e tyre. Vendi ka përjetuar sulmin më të keq në historinë e tij, në një kohë kur të gjitha sondazhet parashikojnë se do të dalë i i paqeverisshëm nga zgjedhjet parlamentare të nëntorit, të cilat do të zhvillohen vetëm katër muaj pas atyre të qershorit.

Ndërsa perspektiva e një kompromisi me separatistët kurdë largohet, ekonomia turke po rrudhet, në një kohë që forcat opozitare nuk ndajnë asgjë tjetër veçse refuzimit të frymës diktatoriale, të një kreu shteti që vuan nga një megalomani gjithnjë e më evidente. Hije të errëta janë mbledhur mbi Turqinë, një fuqi rajonale, stabiliteti i të cilës është thelbësor për një Lindje të Mesme aktualisht në flakë.

“Internazionale” – Bota.al/

 

Të këshilluara

Sa faqe interneti ka në botë

Shumica e faqeve të internetit në botë nuk jetojnë më tepër se 2 muaj. Kohëzgjatja e një faqeje mesatare nuk ësht&...

19:03

50 ushtarë rusë vriten në Siri

Ushtria ruse ka dështuar në një betejë kundër militantëve të grupit Jaysh al Fat’h në Alepo dhe Idlib të Siri...

10:21

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI