Flash

(Na) rroftë qytetaria!

Lapsi.al 10 October 2015
(Na) rroftë qytetaria!

Nëse kombëtarja shqiptare do të merrte pikë sa herë që tifozeria jonë tregon qytetari, do të ishim kualifikuar prej vitesh në evropian ose botëror. Por futbolli është më tepër sesa respekt tifozerie. Vërtet respekti ose qytetaria e një kombi janë detyrim paraprak për çdo lloj sporti. Janë detyrim bazë qeniesh njerëzore.

​Veçse, qytetaria nuk mund të jetë kurrë çmimi përfundimtar i një sporti. Nuk duhet trumbetuar si arritje. Nuk duhet përdorur për të kompensuar dështimet sportive, sado të dhimbshme qofshin ato për tifozët e vendit humbës. Humbja në sport është humbje, kurse qytetaria s’është asnjëherë fitore. Të paktën, jo nga ana sportive. Besoj se shumicës prej nesh i ka ardhur në majë të hundës shprehja: “Humbëm, por me kokën lart!”, ose “Humbëm me nder”. Me nder? Me nder kujt? Me nder jush?

​Dy gjëra këtu për qytetarinë dhe për sportin.

​Së pari, shqiptarët kanë të meta. Këtë s’e mohon askush. Por, krahasimisht me disa vende të tjera në rajon, s’njihemi si agresivë ndaj të tjerëve, aq më pak në arenën sportive. Vërtet kemi dhe disa nacionalistë të verbër që ju duket vetja patriotë, por ata nuk ngrihen kurrë në nivelin që të ndikojnë një popull të tërë në mënyrën si e trajtojmë fqinjin. Qoftë dhe kur ai fqinj është sjellë kafshërisht ndaj 11 çunave që luajnë top këmbe në një fushë të blertë. Këtë e provuam edhe kësaj radhe me ardhjen e ekipit serb në Shqipëri.

​Prandaj, s’kemi pse të mburremi me qytetarinë kur ne e kemi pasur historikisht si traditë. Madje, kjo mburrje për qytetarinë më tingëllon sikur shprehet me habi ose surprizë. Fakti se kryeministri ynë, për shembull, ngushëllon shqiptarët për humbjen duke i mburrur si qytetarë, duket sikur ai u habit që ne do të silleshim si të tillë. E unë them se s’kishte shqiptar në botë që priste një sjellje ndryshe prej nesh.

​Së dyti, për sportin. Kur ekipi humbet vazhdimisht pas minutës ’90, diçka nuk shkon. Dhe kjo s’ka të bëjë me mungesën e qytetarisë, por me faktorë sportivë dhe psikologjikë. Ndoshta dhe me patriotizmin (Mos, vallë, këtë përpiqet të kompensojë trumbetimi i qytetarisë?). Kjo shpjegon, për shembull, pse mbrëmë serbët luajtën me zemër dhe forcë sikur kjo ndeshje të përcaktonte kualifikimin e tyre si kombëtare. Dhe pse skuadra jonë luajti sikur kualifikimin e kishte në xhep.

​Krahasojeni pak ndeshjen e mbrëmshme me atë të dhunshmen në Serbi. Ne shqiptarët treguam një paradoks, i cili karakterizon çdo hap të jetës sonë si komb, edhe jashtë sportit. Ne luajmë më mirë të rrethuar si në kafaz nga 12,000 huliganë egërsira, sesa nga 12,000 tifozë dashamirës shqiptarë. Edhe kapiteni i skuadrës serbe, në fund të ndeshjes mbrëmë, tha: “Kjo s’ishte Shqipëria e vërtetë. Ishte ndryshe nga ndeshja në Beograd”.

​Se ç’do të ndodhë me Armeninë, nuk e dimë. Fitojmë, a humbasim, do ta shohim. Por shpresoj që qytetaria të mos jetë çmimi i vetëm që do të marrim nga këto ndeshje kualifikuese. Florenc Mene

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI