Flash

Në Elbasan, për lojë dhe jo për luftë

Lapsi.al 7 October 2015
Në Elbasan, për lojë dhe jo për luftë

Kur të zbresësh në fushën e gjelbër, dije që krejt qa duhet të bësh është të luash futboll. Jepe maksimumin tendë, jo për shkak të kundërshtarit, por për faktin se ti je profesionist dhe ashtu vepron në çdo lojë.Dije se Serbia është si çdo kundërshtarë tjetër  sportiv dhe ajoçka është e rëndësishme për ty, janë tri pikët. Çlirohu nga ndjenjat edhe emocionet kombëtare. Ato janë për ne tifozët në tribuna.Ti bane punën si di më se miri.

Ta kesh të qartë se është lojë futbolli, jo luftë. Bilancet tona historike me Serbinë as nuk ndreqen e as nuk prishen më shumë se kaq, me një lojë futbolli. Edhe nëse 100 herë e mposhtim ekipin kombëtarë të tyre, me rezultat” 8: me 2”, prapë nuk “mund t’ia nxjerrim hakun” për të këqija që ia ka bërë këtij vendi, me shekuj. Në të kundërtën, nëse e humbni përballë tyre, e keni humbur një ndeshje  dhe asgjë më shumë. Ndeshje e cila nuk e ka baraspeshën, e as betejës më të vogël dhe më të pa rëndësishëm, që kemi bërë, me pushtuesit serb gjatë historisë.Nuk do koritemi e as nuk do të  poshtërohemi, jo.Pra nuk e humbim fytyrën por pikët. Ndaj lufto për tre pikë dhe jo për fytyrë. 

Ti je djalë i përzgjedhur në mesin e qindra mijëra tjerëve që ka kombi. Je i përzgjedhur për shkathtësitë tua në futboll, jo për gjera tjera. Ti do jesh heroi i im vetëm për lojën e bukur, mundin, sakrificën dhe përkushtimin tënd në ndeshje. Edhe për kulturën dhe edukatën gjithashtu.  Dije se jashtë kësaj, nuk do të çmoj për asnjë send. Ruaju nga provokimet, mbajë nën kontroll ndjenjat dhe emocionet. E di se nuk është lehtë,por ti mundesh. Prandaj je i përzgjedhur. 

Krejt çka është jashtë fushe, nuk e sheh – dëgjon  , krejt çka nuk ka të bëjë me futbollin, nuk të intereson. Mbaje në fokus  vetëm portën tonë dhe të  ekipit tjetër. Njërën për ta mbrojtur, tjetrën për ta qëlluar. Me top futbolli natyrisht.  

Për të tjerët, mund të jetë ndeshje e vitit,e dekadës, e shekullit, ndërsa për ty vetëm ndeshje e radhës. E cila varësisht nga rezultati, do shndërrohet në fitoren e radhës, ose humbjen e radhës.

Ti je ai që e ke në dorë (këmbë).

Nuk ka diçka më të ëmbël  se fitorja. Nuk ka gjë me të keqe se humbja. Më e pak e keqe se humbja është vetëm barazimi. /lapsi.al/

Të këshilluara

Kë po kërcënon Meta?

Pas zbehjes së betejës për skandalin e CEZ, Ilir Meta me gjasë ka ndryshuar strategji duke u hedhur nga mbrojtja në sulm. Synimi i tij ...

01:34

Tani masturboni me foton e Priftit!

Të gjithë çoç prisnin nga kjo afera e CEZ-it sepse lufta politike u duk sikur arriti një zhvillim kulmor. Disa – ata më optimistët – prisnin që, më në fund, në ...

14:54

Ata që Prifti nxorri lakuriq

Lufta politike në Shqipëri ka shpërfaqur të mërkurën një tjetër shkallë të degjenerimit të saj flagrant. ...

21:38

Rreziku i një opozite qesharake

“Drejt kryengritjes” me këtë titull sa absurd aq dhe qesharak e hapte faqen e saj të parë këtë të mërkur&eum...

11:48

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI