Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Pse presidenti i Bjellorusisë e merr me vete të birin në cdo takim?

Lapsi.al 2 October 2015
Pse presidenti i Bjellorusisë e merr me vete të birin në cdo

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i habiti të pranishmit pasi e mori djalin e tij 11-vjeçar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në Nju Jork. Kolya u fotografua duke pozuar me babanë e tij në krah të Barack dhe Michelle Obama gjatë pritjes për samitin të hënën.

 

Por ai nuk ishte aty vetëm për sanduiçët. Kolya iu bashkua liderëve të botës edhe në sallën e Asamblesë së Përgjithshme, ndërkohë që babai i tij fliste përpara delegatëve nga mbarë bota.

 

Por nuk ishte thjesht rasti i parë për familjen që sundon Bjellorusinë, kur babai e merr të birin në punë. Vogëlushi e shoqëron shpesh babanë në udhëtime pune, përfshi vizitën në Pekin për të përkujtuar Luftën e Dytë Botërore më 3 shtator.

 

Kolya u fotografua gjatë kësaj paradse në krah të presidentit rus, Vladimir Putin, si dhe pozoi përkrah liderëve botërorë gjatë fotos familjare, ku ishte edhe presidenti kinez Xi Jinping.

 

Ka pretendime se Lukashenko po e bën gati të birin si pasues. Duke folur për BBC në vitin 2012, Lukashenko e mohoi këtë dhe insistoi se i biri është aq i lidhur me të, sa nuk fle dot pa babanë.

 

Ai mund të jetë një djalosh që ka udhëtuar shumë, por disa kritikë kanë nisur të pyesin për ndikimin e këtyre vizitave në edukimin e tij. Kolya mungoi një javë në shkollë në shtator të këtij viti- po kaq sa mungoi edhe gjatë gjashtë muajve të vitit 2014. Lukashenko është kritikuar nga Perëndimi për shkak se nuk e lëshon pushtetin. Administrata e Bush në SHBA e pati përshkruar në vitin 2005 si diktatorin e fundit në Europë.

 

Grupet e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar për abuzime të shumta. Kolya, shkurtimi i Nikolai, është djali më i vogël nga tre djem të presidentit. Në median perëndimore është raportuar se ai ka lindur në vitin 2004 pas një afere jashtëmartesore të presidentit me doktoreshën e tij personale./bbc

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI