Flash

11 kardinalë ngrihen kundër Papa Franceskut

Lapsi.al 27 September 2015
11 kardinalë ngrihen kundër Papa Franceskut

11 prelatë me peshë janë ngritur kundër Papa Franceskut. Gazeta italiane “La Repubblica” boton sot një lajm që nuk e quan “një risi” duke pasur parasysh që Ati i Shenjtë nuk është i pëlqyeshëm nga hierarkia e Vatikanit. Ajo citon një dokument në të cilën opozitarët shprehin pakënaqësi për “hapjen” e kishës të kryer nga Bergolio. Aty thuhet se kjo për ndodh sot me kishën është e pazakontë në historinë e saj sidomos për ato që lidhen me çështje të familjes. “Kjo fazë e shthurjes nuk ka të ngjashme në histori. Janë futur koncepte të familjes të botës së sotme perëndimore”- shkruan dokumenti.

Një akuzë e rëndë në dokumentin që Sinodi e ka quajtur “Martesa dhe familja” dhe që është firmosur nga 11 kardinalë. Mes atyre që ekanë firmosur janë Camillo Ruini dhe Carlo Caffara, për të vijuar me Cleemis, Cordes, Duka, Eijk, Meisner, Onaiyekan, Rouco Varela, Sarah dhe Urosa Savino.

Në dokument nuk i lihet hapësirë Franceskut. Aty i “kujtohet” se “urdhëresat e Kishës duhet t’i qëndrojnë besnike Evangjelizmës dhe askush nuk ka të drejtë t’i ndryshojë. Për të vijuar: “Të divorcarit e martuar kanë thyer një urdhëresat e Jezusit dhe kjo situatë bie në kundërshtim me dëshirën e Zotit. Ja pse ata nuk mund të marrin eucarestia”. Një vërejtje të fortë bën edhe arqipeshkvi holandez Eijk i Utrecht: “Nëse e ndryshojmë tani vështrimin tonë për martesën do të na duhet të rishikojmë edhe çështjet që kanë të bëjnë me seksualitetin”./lapsi.al/

Të këshilluara

Fytyra jo-njerëzore e Europës

Nё shumё anё tё Europёs po zhvillohen drama. Familjet e refugatёve nuk dinё nga t'ia mbajnё. Qeveritё po kapitullojnё prej vuajtjes. Rrethana tё paimagjinue...

18:31

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI