Flash

Skandali i makinave Volkswagen, zgjidhet kreu i ri

Lapsi.al 25 September 2015
Skandali i makinave Volkswagen, zgjidhet kreu i ri

Zvicra bllokon shitjen e makinave Volkswagen dhe të grupit të tij të përfshira në skandal. E ka vendosur Fedro, zyra federale e rrugëve. Makinat e shitura dhe të matrikulluara nuk janë të goditura nga bllokimi duke prekur 180 mijë automjete. Të tërhequra janë makina Volkswagen, Audi, Skoda dhe Seat të ndërtuara nga viti 2009 deri 2014.

Në krahun e saj Volkswagen ka zgjedhur numrin “një” të Porsche, Matthias Mueller, si administrator të ri. “Do të vendosen rregulla më të fortë për drejtuesit e grupit në mënyrë që një skandal i tillë të mos ndodhë në të ardhmen” – tha menaxheri 62 vjeçar ish-drejtues i Porsche. “Detyra ime është që të ngremë moralin e kompanisë” - tha ai. 2.8 milion makina dyshohet se u janë shitur vetëm në Gjermani për të cilat janë trukuar rezultatet e emetimit të gazrave të dëmshëm. 

Të këshilluara

Fytyra jo-njerëzore e Europës

Nё shumё anё tё Europёs po zhvillohen drama. Familjet e refugatёve nuk dinё nga t'ia mbajnё. Qeveritё po kapitullojnё prej vuajtjes. Rrethana tё paimagjinue...

18:31

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI