Flash

Fjalim historik i Papa Franceskut në OKB

Lapsi.al 25 September 2015
Fjalim historik i Papa Franceskut në OKB

“Shenjtëria juaj! Ju falënderoj që me këtë vizitë bëtë historinë”, me këto fjalë iu drejtua Ban Ki-moon udhëheqësit shpirtëror të katolikëve. Papa Françesku ishte i ftuari i nderit, që hapi punimet e sesionit të 70 të OKB-së.

“Organizata e Kombeve të Bashkuara duhet të bëjë më shumë përsa i përket pabarazisë midis kombeve, e kjo bëhet fillimisht duke krijuar barazi në mesin e anëtarëve tuaj. Ndërkombëtarët duhet të kujdesen për zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve dhe duhet të sigurohen, që njerezit të mos u nënshtrohen sistemeve shfrytëzuese, të cilat gjenerojnë varfëri më të madhe”, tha Ati i Shenjtë.

Përveç pabarazisë, Ati i Shenjtë deklaroi se ndryshimet klimatike janë një tjetër kërcënim për njerëzimin.

“Kriza ekologjike dhe shkatërrimi në shkallë të madhe i biodiversitetit mund të kërcënojnë seriozisht ekzistencën tonë”, tha Papa.

Papa Françesku vlerësoi arritjet e Kombeve të Bashkuara dhe përpjekjet e saj për të zgjidhur konfliktet, e po ashtu respektimin e të drejtave të njeriut.

Por, Ati i Shenjtë qortoi ashpër fuqitë botërore të Këshillit të Sigurimit, për dështimin e tyre në gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të luftës në Lindjen e Mesme, duke iu referuar në mënyrë specifike Sirisë dhe Irakut.

Përsa i përket marrëveshjes bërthamore me Iranin , Papa Françesku vlerësoi hapin e fundit si “dëshmi të potencialit të vullnetit politik”. Por ai kundërshtoi me forcë ndërtimin e armëve bërthamore, duke thënë se ky mbetet një nga shqetësimet e tij të vazhdueshme.

“Është nevojë urgjente për të pasur një botë pa armë bërthamore. Duhet të jeni të kujdesshëm në ndalimin e kësaj artilerie të rrezikshme, me qëllim ndalimin e plotë të këtyre armëve”, tha Papa.

Për ambientalistët dhe ekspertët e çështjeve ndërkombëtare, vizita e Papa Françeskut në Shtetet e Bashkuara ka qenë një ndihmesë shumë e madhe, pasi Ati i Shenjtë ka ngritur vazhdimisht shqetësimet e tij në lidhje me tematikat e prekshme për të gjithë njerëzit në mbarë botën./tch/

Të këshilluara

Fytyra jo-njerëzore e Europës

Nё shumё anё tё Europёs po zhvillohen drama. Familjet e refugatёve nuk dinё nga t'ia mbajnё. Qeveritё po kapitullojnё prej vuajtjes. Rrethana tё paimagjinue...

18:31

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI