Flash

Tsipras si një model për Tiranën

Lapsi.al 22 September 2015
Tsipras si një model për Tiranën

Ndoshta Aleksis Tsipras nuk duhej të kishte fituar. Ai bëri gjithçka për këtë. Haroi përbetimet kundër, memorandumit, trojkës dhe gjermanëve që i etiketonte si pushtues. Zhgënjeu idhtarët e 9 muajve më parë, të cilëve u premtoi fundin e masave të kursimit. Nuk përfilli votën plebishitare të referendumit të 5 qeshorit, që i tha një “Jo” të fortë një marveshjeje të re me FMN-në, BE-në dhe Bankën Europiane. Ndau keqas partinë e tij duke lënë jashtë saj përfaqësuesit e vijës së pastër, si Varufakis dhe Lafazanis, madje dhe tribunin e vjetër antifashist Manolis Glezos.

Madje, ai, bëri edhe më tepër sesa kaq. I dha një kthesë të fortë Syrizas nga një forcë ekstremiste e majtë, në një parti kokëulur qeverisëse. Nënshkroi nën trysni një memorandum të ri që i jepte vendit të tij 86 miliardë Euro, por që e detyronte ti nënshtrohej kushteve shumë më të rënda sesa propozimet e mëparshme. Këtë radhë ai bëri fushatë pa premtuar asgjë dhe duke i imponuar qytetarëve të vet një program që parashikon, shkurtim pensionesh, rritje taksash dhe vënien e TVSh-së për ishujt turistikë.

Natyrshëm pas gjithë kësaj tabloje, lind pyetja: po si arriti të fitojë duke qenë krejt i ndryshëm nga janari i kaluar?

 Që pas shpalljes së “Programit të Selanikut” e deri tek fushata elektorale e 9 muajve më parë, ekzistenca e Tsiprasit mbahej në dy shtylla të mëdha: Refuzimi i recetave të trojkës që po mbysnin Greqinë dhe së dyti, lufta kundër korupsionit, elitave të kalbëzuara greke, familjeve të mëdha që mbanin peng vendin që prej rrëzimit të regjimit të kolonelëve (1974).

Në të parën ai dëeshtoi 100%. Ai i shpërfilli të gjitha premtimet. Por këtë radhë kali i tij i betejës u bë shtylla e dytë. Zgjedhësit e besuan edhe njëherë pasi ai jepte ende garanci se nuk qe peng i oligarkëve, armatorëve, bankierëve dhe pronarëve të mediave private që edhe njëherë i pati të gjithë kundër. Ata e votuan sepse pavarësisht se nuk i’a hoqi dot nga fyti Greqisë lakun e kapitalit të madh financiar, ai vazhdoi ti bindë njerëzit se mbetet kundër tij. Ata e mbajtën në pushtet se megjithëse dështoi ti mbronte të varfërit, pensionistët dhe të papunët, siç i takonte një radikali të majtë,  së paku i dha atyre garancinë, se nuk ishte rob i krahut tjetër. Aleksis Tsipras dështoi vërtet të hapte faqen e re të, për një Europe me fytyrë më humane, por bëri deri në fund betejë që kjo të ndodhte.  Dhe megjithëse një pjesë e mirë e ngrehinës së tij u shemb si një kështjellë rëre, ai përsëri fitoi.

Ai fitoi si politikani pa kravatë, që vazhdon të banojë në katin e fundit të një pallati në lagjen periferike Kipseli, si kryeministri familja e të cilit lëviz pa badigardë dhe ka për të vetmin luks disa ditë pushime mes miqsh, në ishullin pranë Athinës, Egine. Ai e kuptoi i pari këtë ndaj dhe në fjalën e tij menjëherë pas fitores nuk e përmendi më betejën kundër masave të kursimit, por vetëm luftën që e prise “kundër korrupsionit që po dominon vendin”.

Ai fitoi, sepse megjithëse nuk ia doli dot të bëhej mbrojtësi i « shtresave të paprivilegjuara » dëshmoi se mbetet në anën e tyre. Mes kastës dhe qytetarëve ai mbeti sërish me të dytët.

Dhe në këtë kuptim Aleksis Tsipras është një model edhe për politikanët shqiptarë. Jo për dështimin apo suksesin e politikave që ndjekin, por ,mbi të gjitha dhe sidomos për këtë, për mënyrën e të qenit. Pasi fitorja e tij e 20 shtatorit, dëshmoi se në kohë krizash, vështirësish dhe pamundësish, pavarësisht rezultateve, njerzit dinë të votojnë edhe vetëm për përkatësinë dhe virtytin. Pasi ajo tregoi se ata dinë ta bëjnë diferencën mes politikanëve që përpiqen dhe atyre që janë peng i kastës. (Lapsi.al) 

Të këshilluara

Rama peng apo pjesë e krimit?

Në kontekstin e fushatës për pastrimin e Parlamentit nga figura të krimit, mediat shqiptare, por edhe ato të huaja, kur analizojn&eu...

11:48

Re të zeza mbi Turqi

Turqia ka lënë pas dy ditë të turbullta. Një ndër gazetat më të mëdha të vendit, "Hürriyet", u ...

21:34

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43