Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

10 besëtytnitë tek të cilat vazhdojnë të besojnë shqiptarët

Lapsi.al 22 September 2015
10 besëtytnitë tek të cilat vazhdojnë të besojnë

Edhe pse bota ka përparuar shumë me zhvillimet teknologjike të jashtëzakonshme që janë bërë vitet e fundit, shumë njerëz ende besojnë në besëtytni të cilat i kanë mësuar prej kohësh. Besëtytnitë padyshim që janë pjesë e çdo populli, dhe për to ende dëgjohet të flitet edhe tek shqiptarët.

Por, cilat janë 10 besëtytnitë që shqiptarët ende i besojnë? Më poshtë Lajmi.net i ka radhitur 10 nga besëtytnitë që disa njerëz ende i besojnë:

Kur macja ‘ta pretë’ rrugën

Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace ua ‘prenë’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi që kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.

E marta ‘e ligë’

Mendohet se e martja është dita kur Zoti e krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.

Prerja e thonjve

Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.

Paratë

Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

Gëzimi

Thuhet se kur dy persona flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, do të gëzohen në një të ardhme të afërt.

Lemza

Ndoshta ende e dëgjoni thënjen “po të përmend dikush” kur keni lemzë, por kjo nuk është asgjë më shumë se një reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që sjellë daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësirës së laringut).

Akrepat e orës

A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e celularëve të mençur, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.

Patkoi i kalit

Besohet se patkoi i kalit i vendosur në derën e hyrjes në shtëpi e mbron shtëpinë nga krijesat e liga dhe sjellë fat e pasuri. Por, sigurohuni që patkoi të jetë i vendosur në këtë mënyrë, pasi në anën tjetër pasuria do të ju ‘derdhet’ e tëra.

Hurma në kuletë

Ka shumë vite që besohet se të mbash një bërthamë të hurmës në kuletë, kuleta juaj nuk do të mbetet kurrë pa para. Por, a mund të fitosh para pa punuar?

Pasqyra e thyer

Thuhet se pasqyra e thyer ka fuqi që të sjellë gjëra të këqija në jetë, që nëse shikoheni në të, fati u ‘shtyhet’ për shtatë vite. Sigurisht, ka edhe shumë besëtytni të tjera që i përkasin popullit tonë, por këto janë ato që i dëgjojmë ende./

Të këshilluara

Fytyra jo-njerëzore e Europës

Nё shumё anё tё Europёs po zhvillohen drama. Familjet e refugatёve nuk dinё nga t'ia mbajnё. Qeveritё po kapitullojnё prej vuajtjes. Rrethana tё paimagjinue...

18:31

Anti-Tsipras-i

Vangelis Meimarakis është antidoti i Alexis Tsipras: I vjetër, konservator, nga një dinasti politik. Megjithatë ai mund ti japë fu...

17:48

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI