Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Mandati i dytë i tribunit të popullit

Lapsi.al 21 September 2015
Mandati i dytë i tribunit të popullit

Greqia votoi – dhe fituesi i kënaqur është Aleksis Cipras. Ai e ka hequr qafe tani krahun ultra të majtë rebelues nga partia e tij, por a do t’i zbatojë ai reformat e nevojshme? Spiros Moskovou dyshon për këtë.

 

Qysh në janar shumica e votuesve i besuan shefit të aleancës së majtë Syriza, se do t’i zbusë pasojat sociale të politikës së kursimeve të pesë viteve të fundit. Aleksis Cipras premtoi atëherë fundin e politikës së kursimeve. Pas disa muajsh bisedime atij iu desh të bjerë dakord në minutën e fundit me donatorët ndërkombëtarë për një paketë të tretë ndihme, për të shmangur daljen e vendit nga Eurozona.

 

Tani Ciprasi ka marrë një mandat të dytë nga populli. Shumica e grekëve e vlerësuan atë që është bërë realist dhe vazhdojnë ta t’ia besojnë atij menaxhimin social të reformave të nevojshme, të cilat duhet të zbatohen menjëherë. Krahu ultra i majtë i shkëputur prej Syrizës nuk arriti as të përfaqësohet në parlament.

 

Cipras I = Cipras II?

 

Eshtë sidoqoftë e dyshimtë, nëse Cipras dhe Syriza e çliruar prej barrës nga e majta radikale, janë në gjendje ta çojnë përpara modernizimin e Greqisë. Gjatë pesë vjetëve për kanë dështuar në këtë drejtim pesë qeveri të kahëve të ndryshëm. Ndërsa kërkesat e donatorëve kanë mbetur të njëjtat: një sektor publik funksionues, një ekonomi e aftë për konkurrencë, lufta kundër korrupsionit dhe evazionit fiskal. Partitë e vjetra nuk ia kanë dalë dhe as Syriza në shatët muaj qeverisjeje gjatë mandatit të parë nuk ka vendosur asnjë piketë të qartë. Masat e para të qeverisë Cipras I më shumë dëshmojnë për një orientim të prapambetur, një mbivlerësim i shtetit si baba, i cili mundësisht duhet t’i ushqejë të gjithë.

 

A do të ndjekë qeveria Cipras II një politikë tjetër? Me gjasë jo. Qysh mbrëmjen e fitores u bë e qartë, se kush do t’i sigurojë Ciprasit shumicën në parlament: partneri i deritanishëm i koalicionit, populistët e djathtë “Grekët e pavarur” nën Panos Kammenos. Ciprasi nuk ka vrarë aspak mendjen, nëse mund t’i afronte forcat pro-europiane në përgjegjësinë e qeverisjes, p.sh. Psokun socialdemokrat apo partinë e qendrës To Potami. Cipras me sa duket nuk kërkon një bazë të gjerë politike për një shërim solid të vendit – ai përbetohet për pastërtinë morale dhe politike të së majtës, por hyn në koalicion me më të padëshiruarit populistë të djathtë.

 

Nga sënduku

 

Në një çast të rrallë sinqeriteti gjatë një interviste televizive Cipras së fundi pranoi, se ai për herë të parë vetëm gjatë bisedimeve të mundimshme për muaj të tërë me partnerët e ka kuptuar “pushtetin e parasë”. Eshtë e dyshimtë, nëse ky politikan karizmatik dhe pa përvojë e ka kuptuar vërtetë, apo e merr dot me mend domosdoshmërinë e modernizimit të Greqisë brenda Europës – e veçanërisht në kuadër të Eurozonës. Retorika e tij heroike e majtë e nxjerrë nga sënduku i shekullit të 20-të, menaxhimi i pushtetit me të gjitha truket e mjetet e partive të vjetra greke tashmë të dështuara dhe me lehtësinë se si ai në emër të masës së gjerë rrezikon pikërisht standardin e jetesës së kësaj mase, japin pak shpresë për të ardhmen. Nuk është as rastësi, që për herë të parë në historinë e re të Greqisë 45 përqind e qytetarëve me të drejtë vote qendruan larg kutive të votimit./DW/

Të këshilluara

Anti-Tsipras-i

Vangelis Meimarakis është antidoti i Alexis Tsipras: I vjetër, konservator, nga një dinasti politik. Megjithatë ai mund ti japë fu...

17:48

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI