Flash

Si duhen kuptuar vijat në dorën tonë

Lapsi.al 15 September 2015
Si duhen kuptuar vijat në dorën tonë

Për qindra vite, lexuesit e dorës kanë ekzaminuar duart në mënyrë që të parashikojnë të ardhmen e një personi. Siç duket, ata nuk kanë qenë krejtësisht gabim për këtë, pasi që dora e njeriut përmban informacione të rëndësishme.

 

Kur është fjala për vijat që ndodhen në pëllëmbë, jo të gjithë njerëzit i kanë të njëjta. Ndryshe nga katër vijat kryesore, disa njerëz kanë një vijë të shkurtër nën gishtin e mesëm dhe gishtin e unazës.

 

Në fakt, kjo vijë e vogël e lakuar mund të krijojë një rreth të plotë apo dy vija të vogla të ndara. Kjo vijë ndryshe njihet si ‘rrethi i Venerës’ apo ‘zona e dashurisë’, transmeton Lajmi.net.

 

Në rast se kjo vijë nuk është në pëllëmbën tuaj, mos u zhgënjeni pasi që ajo zakonisht është e lidhur me njerëzit të cilat janë shumë të ndjeshëm dhe janë të prirur për probleme në dashuri. Sipas lexuesve të dorës, nëse rrethi është i mbyllur, kjo do të thotë zhgënjim i madh në dashuri.

 

Por, në rast se e keni këtë rreth, është mirë t’i shihni marrëdhëniet e dështuara si mësime të jetës, se sa si zhgënjime fatale. Nëse vija formon një gjysmërreth, nënkupton vështirësi në dashuri të cilat kapërcehen në disa kohë nga një person.

 

Disa vija gjysmërrethore, apo njëra nën tjetrën, do të thotë se ju jeni shumë emocional. Vija ‘zemër’, një nga vijat më të mëdha të pëllëmbës, fillon nën gishtin e mesëm dhe përfundon nën gishtin e vogël, transmeton Lajmi.net.

 

 

1. Nëse kjo është vija juaj e zemrës, ju jeni inteligjent, ambicioz dhe i pavarur. Ju gjykoni drejt dhe merrni vendime të duhura.

 

2. Nëse kjo është vija juaj e zemrës, ju jeni i këndshëm dhe i besueshëm për njerëzit. Keni gjasa që të jeni shumë emocional.

 

3. Nëse kjo është vija juaj e zemrës, ju jeni shumë i kënaqur dhe i sigurt në jetë, pa marrë parasysh se a jeni beqar apo në marrëdhënie. Ju jeni të lumtur!

 

4. Nëse kjo është vija juaj e zemrës, ju jeni i durueshëm, i kujdesshëm, i qetë, me zemër të mirë dhe me qëllime të mira./

Të këshilluara

Tsipras: Jemi në prag të fitores

Kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras ka shprehur sigurinë se partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve të 20 shtatorit. “Përzgjedhja e popullit do të jetë e ...

17:54

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI