Flash

Provokimi/ A është Papa, katolik?

Lapsi.al 15 September 2015
Provokimi/ A është Papa, katolik?

E përjavshmja amerikane Newsweek ka botuar një kopertinë që ka ngjallur shumë polemika. Ajo shfaq Papa Françeskun dhe pyet: “A është Papa katolik?” Kjo kopertinë bëhet vetëm pak para vizitës së Papës në SHBA. “Newsweek citon edhe një sondazh të Gallup, që ka pikërisht këtë pyetje, “A është Papa katolik?” Pyetja vjen pas disa qëndrimeve provokuese të Papës, si në rastin e homoseksualëve, kur tha se “kush jam unë që t’i gjykoj unë ata”. Por, edhe për vendimin e faljes së mëkatit të abortit si dhe qëndrimet për divorcin. Sipas sondazhit të Gallup, nëse në 2014-n popullariteti i Papës ishte 89%, këtë vit ka rënë në 71%. “U premtoi shumë progresistëve doktrinalë dhe politikë, por ka trembur tradicionalët, për të cilat feja duhet të jetë imune nga presionet politike”, shkruan NewsWeek. Ndaj dhe ajo ngre pyetjen: “A është Papa katolik?

Të këshilluara

Tsipras: Jemi në prag të fitores

Kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras ka shprehur sigurinë se partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve të 20 shtatorit. “Përzgjedhja e popullit do të jetë e ...

17:54

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI