Flash

Tsipras: Jemi në prag të fitores

Lapsi.al 13 September 2015
Tsipras: Jemi në prag të fitores

Kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras ka shprehur sigurinë se partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve të 20 shtatorit. “Përzgjedhja e popullit do të jetë e tillë që do të japë një mesazh të fuqishëm për një zgjidhje që do të sjellë stabilitetin social, ekonomik dhe politik dhe prandaj kemi një rritje të dallueshme (në sondazhet)”, ka deklaruar Tsipras në një intervistë për gazetën “Ethnos”, të dielën.

Në intervistë, Tsipras shpreh gjithashtu sigurinë se populli grek nuk do të rikthejë në pushtet ata kundër të cilëve votoi para tetë muajsh dhe se “nuk do të lejojë ringjalljen e sistemit politik të falimentuar që na solli deri këtu, që don të mbulojë mëkate, të kthejë mbrapa gjithçka që arritëm në negociatat, të fshehë sërish në sirtarët e vet listat e evazionit fiskal”.

“Gjatë shtatë muajve të qeverisjes dëshmuam se kush e ka vullnetin, vendosmërinë dhe projektin politik që të mbrojë interesat e shumicës së shoqërisë dhe t’i japë fund sëmundjes së korrupsionit dhe mungesës së meritokracisë”.

Tsipras ka mbrojtur vendimin e tij për dorëheqjen e qeverisë dhe kalimin në zgjedhje të parakohshme, duke thënë se ato ishin të nevojshme, pasi qeveria e tij u rrëzua nga deputetë të majtë dhe rrjedhimisht zgjedhjet ishin të pashmangshme. 

I pyetur nëse ekziston mundësia e bashkëpunimit me Demokracinë e Re, Tsipras thekson se nuk mund të kenë konvergime programore. 

Sipas tij, SYRIZA dhe Demokracia e Re përfaqësojnë interesa të ndryshme sociale dhe kanë orientime të kundërta strategjike në çështjke kruciale, si lidhur me Tsipras thekson se nuk mund të kenë konvergime programore. 

Sipas tij, SYRIZA dhe Demokracia e Re përfaqësojnë interesa të ndryshme sociale dhe kanë orientime të kundërta strategjike në çështjke kruciale, si lidhur me modelin e zhvillimit e të prodhimit, mbrojtjes së mjedisit, të drejtave individuale dhe të lirive demokratike, mënyrën e trajtimit të çështjes së emigrantëve dhe refugjatëve, politikën e jashtme, sistemin tatimor, luftimin e korrupsionit dhe të evazionit fiskal, shfrytëzimin e aseteve publike. 

“ND është me Europën e Schauble-s. Ne jemi më forcat që dëshirojnë një kthesë sociale dhe çlirimin nga dogmat neoliberale”, vë në dukje Tsipras.

Sa i përket marrëveshjes së 12 korrikut (memorandumit të ri) me partnerët, Tsipras thekson se megjithë vështirësitë, marrëveshja hedh në tryezë çështjen e reduktimit të borxhit. “Bëmë ç’kishim në dorë që t’i japim një fund politikës së shtrengesës dher marrëveshja që arritëm mundet që t’i japë sërish perspektivë vendit dhe qytetarëve”, nënvizon Aleksis Tsipras.

Tribuna

Të këshilluara

Pse nuk jemi të lumtur

Gjatë gjithë kokës ne dëgjojmë njerëz që ankohen se jeta është e padrejtë, se ata nuk janë të lum...

14:00

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI