Flash

Re të zeza mbi Turqi

Lapsi.al 12 September 2015
Re të zeza mbi Turqi

Turqia ka lënë pas dy ditë të turbullta. Një ndër gazetat më të mëdha të vendit, "Hürriyet", u sulmua dy herë, selitë e Partisë Demokratike të Popujve pro-kurde (HDP) në disa qytete ishin objekt i sulmeve duke u shkatërruar me gurë e më pas duke u vënë zjarrin. Udhëheqja e vendit ndodhet në një udhëkryq: rezultatet e luftës kundër terrorit mund të çojnë në një konflikt të brendshëm, nëse tani veprohet pa maturi.

Në më pak se dy muaj zhvillohen zgjedhjet e reja. Turqia ndodhet në një fazë të vështirë, madje të rrezikshme: në prag të trazirave serioze politike. Vrasjet e ushtarëve turq nga Partia Punëtore Kurde (PKK) u klasifikuan nga Turqia dhe BE-ja si akte terroriste dhe ato u dënuan nga demonstruesit në rrugët e Turqisë. Të shohësh se si çdo ditë vriten ushtarë e polic të rinj, është e vështirë të përballohet. Mijëra njerëz protestuan në mbarë vendin kundër organizatës terroriste - ky është qendrimi i vetëm si duhet.

Por në disa pjesë të vendit situata po del jashtë kontrollit. Disa demonstrues sulmuan gazetën "Hürriyet", dyqane e madje edhe kuartierin qendror dhe godina të tjera të HDP. Disa prej objekteve të sulmuara iu vu zjarri.

Lojë me frikën

"Frika dhe demokracia janë dy regjime që nuk shkojnë bashkë. Por ne kemi frikë." Këto janë fjalët e Sedat Ergin, kryeredaktorit të "Hürriyet". Këto fjalë shprehin përmbledhtas edhe presionin nën të cilin ndodhen mediat turke, që i kundërvihen presidentit Rexhep Tayip Erdogan dhe Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet. "Hürriyet" u sulmua, pasi presidenti Erdogan në një kryetitull citohej në një mënyrë, që sipas përkrahësve të AKP-së e shtrembëron të vërtetën.

Asnjë mendim politik nuk e justifikon këtë agresion. Sulmet kundër medias ose partive të zgjedhura në mënyrë demokratike si HDP përbëjnë krim. Edhe pse disa autorë të sulmeve janë arrestuar, problemi i vërtetë është fakti, se si mundi të arrihej tek këto sulme. Që të nxisësh të rinjtë duke iu përshpërtiur në vesh, se organizatat e medieve janë shoqata terroriste, kjo është një lojë e rrezikshme.

Koha për solidaritet

Nxitja e urrejtjes dhe përhapja e mendësisë diskriminuese në shoqëri nuk do t'i ndihmojë asnjë partie politike. Përkundrazi, qytetarët do të fillojnë të pyesin, se kush është përgjegjës për destabilizimin e vendit. Kushdo ka të drejtë të demonstrojë, por shteti ka edhe përgjegjësinë, që t'i mbrojë qytetarët e vet dhe të ndëshkojë, ata që provokojnë urrejtjen dhe nuk stepen për dhunë.

Në këto kohëra vendi ka nevojë në radhë të parë për qendrueshmëri dhe për mirëkuptim për atë se njerëzit, që jetojnë brenda një kufiri, duhet të jetojnë me njeri-tjetrin. Personi, që i përfaqëson të gjithë njerëzit pavarësisht etnisë, bindjes së tyre politike dhe gjinisë, është presidenti. Eshtë zhgënjyese, që të gjitha forcat drejtuese politike përveç presidentit Erdogan i janë drejtuar popullit dhe i kanë bërë thirrje për solidaritet.

Në thelb nuk është fjala, se kush do t'i fitojë zgjedhjet. Por bëhet fjalë për të ardhmen e një vendi, që ka luftuar gjatë për unitetin e tij. Tani Turqia përballet me një tjetër lloj terrori - një lloj i tillë, që i mbush njerëzit me urrejtje dhe mbjell diskriminimin. E vetëm ky popull mund ta ndalë këtë terror, duke u mbrojtur nga çdo lloj provokimi. /DW

Të këshilluara

Futbolli si sistem propagande

Nuk duhet merzitur se përse përfaqësuesja në futboll e të gjithë shqiptarëve u mund dje nga ajo e portugezëve. ...

08:09

Rama peng

Sado të fshihet pas statuseve në Facebook, Edi Rama po dëshmon përditë e më shumë se është peng. Peng i partnerit t...

13:24

Rama është në hall me Metën

Në skandalin e denoncimit të Ilir Metës si përfitues parash korupsioni, të publikuar nga agjensia BIRN, kryeministri Rama ësht&eum...

09:44

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI