Flash

Zbulohet droga që konsumonin ushtarët e Hitlerit (foto)

Lapsi.al 9 September 2015
Zbulohet droga që konsumonin ushtarët e Hitlerit (foto)

Ushtria gjermane e Hitlerit ka përdorur stimulantë kimikë në mënyrë të vazhdueshme. Në veçanti ka qenë droga e quajtur Pervitin, një metanfetaminë që në shekullin e XX-të ishte e shpërndarë në zona rurale të SHBA-ve. Efektet? Mund të të mbajë të zgjuar dhe aktiv deri në 22 orë. E ka mbështetur këtë teori shkrimtari gjerman Norman Ohler në librin e tij të fundit “Der totale Rausch. Drogen im Dritten Reich” (“Euforia totale. Drogë në Rajhun e tretë”). 70 vjet nga Lufta e Dytë Botërore dell në dritë se ideologjia e Rajhut të Tretë ishte e udhëhequr nga dopingu dhe jo nga idetë dhe disiplina ushtarake.

“Që nga fazat e parë të Luftës së Dytë Botërore, - shkruan Ohler, - “Pervitin” iu është dhënë ushtarëve të Vermahtit dhe në 1939-ën, kohë kur Gjermania sulmoi Poloninë, ajo shpërndahej për të gjithë ushtarët bashkë me ushqimin" - citon lapsi.al.

Otto Ranke, shefi i psikologëve të ushtrisë e konsideronte një substancë me vlerë të madhe ushtarake dhe ua kishte sugjeruar shefave të ushtrisë në front. Kështu, një vit më pas, në 1940-ën, simulanti u bë deciziv në pushtimin e Belgjikës. Edhe gjatë fushatës në Francë, avancimi në Ardenne ishte mjaft i vështirë dhe zgjati 3 ditë në fund të të cilave francezët u mundën.

Ideja fillestare e autorit të librit nuk ishte të shkruante një dossier por një roman. Por gjatë kërkimeve për përgatitjen e librit në arkivat e Fraiburgut dhe Koblencës, por edhe në SHBA i ndryshuan idenë e librit. Ajo që vendosi gjithçka ishte konsultimi me ditarët e mjekut personal të Hitlerit, Theodor Morell të gjithë të ruajtur nga CIA.

A duhet rishkruar historia e nacional-socializmit gjerman? “Jo, - thotë shkrimtari, - vetëm duhet ndryshuar, pamja e përgjithshme./përgatiti lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI