Flash

Shokon politikani britanik: Prindërit e vogëlushit janë të babëzitur

Lapsi.al 3 September 2015
Shokon politikani britanik: Prindërit e vogëlushit janë të

Ditët e fundit fotoja më e qarkulluar në internet është ajo e vogëlushit sirian Aylan Al-Kurdi, trupi i të cilit u nxor nga deti në një plazh të Turqisë. Me gjithë debatin për publikimin e fotos nuk kanë munguar as deklaratat shokuese. Kjo është ajo e një politikani britanik. Ish-kandidati i UKIP, një parti ekstremiste tha se familja e refugjatit të vogël ishte e babëzitur në kërkim të një jete të mirë.

“Siriani i vogël ishte i veshur mirë dhe i ushqyer mirë. Ai vdiq për shkak se prindërit e tij ishin të babëzitur pas një jete të mirë në Europë. Turqia nuk është një vend ku familja e tij ishte në rrezik. Të largohesh prej atje e vendos familjen në rrezik” - shkroi Peter Bucklitsch. Pas një shpërthimi zemërimi online dhe pas disa orësh, llogaria e tij në Twitter u fshi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI