Flash

A është ky Kurani më i vjetër në botë?

Lapsi.al 1 September 2015
A është ky Kurani më i vjetër në botë?

Të dhënat në atë që është cilësuar si Kurani më i vjetër në botë mund ta shokojnë islamin

Në fragmentet e këtij libri, të gjetur së fundmi, pretendohet se ky ekzemplar i Kuranit është më i vjetër se vetë Profeti Muhammed.

 

Këto të dhëna mund ta rishkruajnë historinë e islamit.

 

Pas analizave që i janë bërë me karbon nga ekspertët e Universitetit të Oxfordit, është konstatuar se ky mund të jetë ekzemplari më i vjetër i Kuranit në botë.

 

Në anën tjetër, disa shkencëtarë e zgjerojnë këtë hulumtim duke thënë se daton nga koha para pejgamberit Muhammed.

 

Besohet se Kurani i Birmingamit është prodhuar mes viteve 568 dhe 645, ndërkohë që datat që jepen zakonisht për Muhamedin janë mes viteve 570 dhe 632.

 

Historiani Tom Holland tha për Times se kjo do ketë implikime në historinë e Muhamedit dhe bashkëkohësve të tij, shkruan Daily Mail.

 

Kurse Keith Small nga Universiteti i Oksfordit thotë se kjo i jep më shumë zë disa qëndrimeve se Muhamedi dhe ndjekësit e tij kanë përdorur një tekst që ekzistonte, por i kanë dhënë formë sipas axhendës së tyre politike dhe teologjike.

 

Megjithatë këto pretendime kundërshtohen me forcë nga studiuesit myslimanë.

 

Mustafa Shah nga Shkolla për Studime Orientale dhe Afrikane në Londër tha: “Manuskripti vetëm sa ka forcuar dëshmitë tradicionale për origjinën e Kuranit”.

 

Profeti Muhamed mendohet se e themeloi Islamin diku pas vitit 610 dhe komuniteti i parë mysliman u themelua në Medinë në vitin 622, raporton Mapo.

 

Gjatë kësaj kohe, Kurani u memorizua dhe recitohej me gojë, por kalifi Abu Bakr, i pari lider i komunitetit mysliman pas vdekjes së Muhamedit, urdhëroi që materiali të mblidhej në një libër./

Të këshilluara

Thëniet brilante të Donald Trump

Sigurisht, në këto momente të gjithë kritikat janë drejtuar kundër tij, për shkak të deklaratave politike që ka b&e...

17:03

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI