Flash

Zyrtare/ Lajmi për gjetjen e një treni nazist me ar është i vërtetë

Lapsi.al 28 August 2015
Zyrtare/ Lajmi për gjetjen e një treni nazist me ar është i

“Është e sigurt 99% gjetja e një treni që nazistët gjermanë e kishin mbushur me ar dhe objekte të çmuara në vitin 1945 në Poloni dhe që më pas u zhduk pa lënë gjurmë”. E ka konfirmuar të premten në një konferencë shtypi në Varshavë zv.ministri i Kulturës, Piotr Zuchowski. “Nuk e dimë çfarë ka brenda”- shtoi ai. Zv.ministri tha se janë parë foto të radarëve tokësorë ku dalloheshin platformat, vagonët dhe disa topa. Treni ndodhet në një binar në lokalitetin Walbrzych në juglindje të Polonisë.

“Nuk e dimë çfarë ka brenda. Ndoshta ka material ushtarak, objekte të çmuara, vepra arti apo arkiva –tha Zuchowski. Gjetja e trenit të shumëkërkuar u bë e mundur nga rrëfimi para vdekjes i një prej personave që ka marrë pjesë në vitin 1945 në fshehjen e tij. Zv.ministri pranoi se dy personat që kanë treguar vendin ku ndodhej treni kanë kërkuar 10% të vlerës së “thesarit” që gjendet brenda. /lapsi.al/

Të këshilluara

Si do të përfundojë universi?

Zgjerimi aktual do të vazhdojë (mendohet) në të ardhmen. Por, mund të përshpejtohet në mënyrë “eksplozive&...

14:52

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI